Home / Sport / Interi mund me vështirësi Çezenën, Bogdani shënon gol të bukur

Interi mund me vështirësi Çezenën, Bogdani shënon gol të bukur

Interi siguroi një fitore të vuajtur por tepër të vlefshme 3-2 përballë Çezenës në “San Siro”, në ndeshjen e prapambetur nga java e 16-të në Serinë A.

Gjithçka u vendos që në 45 minutat e para të sfidës: zikaltrit kalojnë përpara me dy gola të shpejtë nga Eto dhe Milito në minutat 14’ dhe 15’, ndërsa miqtë kundërpërgjigjen me Bogdanin dhe Xhiakerinin në të 23-tën dhe 29-tën. Goli me vlerën e tri pikëve për kampionët në fuqi mban firmën e mbrojtësit Kivu, i cili realizoi me kokë në ekstremin e gjysmës së parë të lojës.

Megjithë rastet në të dy portat në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar, ndërkohë që Çezena i luajti 15 minutat e fundit me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Xhiakerinit. Me këtë fitore skuadra e Leonardos ngjitet në kuotën e 35 pikëve, 6 më pak se Milani që udhëheq kampionatin. Skuadra zikaltër ka një ndeshje më tepër në dispozicion, atë në fushën e Fiorentinës që do të luhet më 16 shkurt.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *