Home / Lajme / Maqedoni / IRI:Gruevski dhe Ahmeti para Cërvenkovskit dhe Thaçit

IRI:Gruevski dhe Ahmeti para Cërvenkovskit dhe Thaçit

17 janar-
Sipas anketës të IRI-t, mbetet e lartë përkrahja e qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe BE. Për NATO-n 91 për qind janë prononcuar pozitivisht, gjashtë për qind janë kundër, ndërsa për BE-në, 87 për qind janë për, ndërsa nëntë kundër.

Sipas një raporti të Institutit republikan ndërkombëtar (IRI), lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka rejting më të lartë te blloku politik shqiptar, ndërsa kryeministri dhe njëheri lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski tek maqedonasit.Sipas raportit, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka fituar mbështetjen e 8 për qind nga personat e anketuar, ndërsa lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi fitoi mbështetjen e dy për qind të të anketuarve.

Te blloku politik maqedonas, Nikolla Gruevski ka rejtingun më të lartë me 17 për të votave të të anketuarve, ndërsa lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ka 9 për qind.

Sipas anketës të IRI-t, mbetet e lartë përkrahja e qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe BE. Për NATO-n 91 për qind janë prononcuar pozitivisht, gjashtë për qind janë kundër, ndërsa për BE-në, 87 për qind janë për, ndërsa nëntë kundër.

Në pyetjen nëse Republika e Maqedonisë është më afër BE-së dhe NATO-s sot ose para katër viteve, 48 për qind nga të anketuarit vlerësojnë se sot është më afër, ndërsa 31 për qind u prononcuan se para katër viteve shteti ka qenë më afër.Në anketën e IRI-t vërehet kthimi i optimizmit mes qytetarëve.

Në pyetjen nëse Republika e Maqedonisë ka plan për dalje nga kriza ekonomike botërore, nëse para tre muajve 32 për qind të qytetarëve u prononcuan pozitivisht, sot ky numër është rritur për pesë për qind, respektivisht pozitivisht u përgjigjën 37 për qind.

Në pyetjen nëse gjatë dy viteve të ardhshme Qeveria pret përmirësimin e gjendjes ekonomike, 28 për qind nga të anketuarit u përgjigjën pozitivisht, që është për pesë për qind më shumë se në hulumtimin paraprak, kur ai numër ishte 23 për qind.

Anketa u zbatua prej 7 deri 13 dhjetor të vitit 2010 tek 1.108 të anketuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *