Home / Lajme / Rajon / Itali, u arrestua grupi që trafikonte afganë në Evropë

Itali, u arrestua grupi që trafikonte afganë në Evropë

13 janar-
Prokurori italian, Piero Saviotti, u tha reporterëve në Romë, se disa prej të arrestuarve “janë të dyshuar për involvim në terrorizëm ndërkombëtar”.

Autoritetet e Italisë kanë arrestuar 26 anëtarë të dyshuar të një grupi që operonte në Romë, i cili kishte trafikuar qindra afganë në Evropë, përfshirë edhe militantët islamikë të mundshëm.

Dy të dyshuar të tjerë po mbahen në burg në Francë dhe Gjermani.

Prokurori italian, Piero Saviotti, u tha reporterëve në Romë, se disa prej të arrestuarve “janë të dyshuar për involvim në terrorizëm ndërkombëtar”.

Grpi ishte i përbërë kryesisht nga afganët, kurdët dhe pakistanezët.

Hetuesit thanë se afro 200 afganë, përfshirë edhe 40 të mitur, ishin sjellë në Itali dhe në pjesë të tjera të Evropës, çdo muaj nga kjo bandë.

Policia tha se po i kërkonte edhe 19 të dyshuar të tjerë nëpër Evropë, ndërsa hetimet po koordinoheshin nga agjencia policore e Bashkimit Evropian, Europol./REL/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *