Home / Lajme / Rajon / Javën e ardhshme rezultati final i zgjedhjeve

Javën e ardhshme rezultati final i zgjedhjeve

25 janar-
Pas rivotimit në Mitrovicë, procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë po shkon drejt përmbylljes së plotë. Komisioni Qendror Zgjedhor po punon së bashku me Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për të arritur deri te certifikimi i rezultateve, që është parakusht për nisjen e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës, shkruan Express.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta publikojë të hënën e ardhshme rezultatin final të zgjedhjeve. Certifikimin do ta bëjë më 5 ose 9 shkurt. Në Parlamentin e ri të Kosovës, duke mos llogaritur votat me kusht, PDK do të ketë 35 deputetë, LDK 27, Vetëvendosje 13, AAK 12 dhe AKR 8. Pakicat kanë fituar 25 ulëse.

Pas rivotimit në Mitrovicë, procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë po shkon drejt përmbylljes së plotë. Komisioni Qendror Zgjedhor po punon së bashku me Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për të arritur deri te certifikimi i rezultateve, që është parakusht për nisjen e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës, shkruan Express.

KQZ ka përgatitur një kalendar që tregon hapat që pritet të ndërmerren për të arritur te rezultati final i zgjedhjeve nacionale.

Sipas kalendarit të KQZ-së, më 31 janar KQZ planifikon ta publikojë rezultatin e plotë të zgjedhjeve, ku përfshihen edhe votat e vlefshme me kusht, të cilat do të verifikohen dhe numërohen prej 25 deri më 28 janar. Janë rreth 35 mijë vota me kusht.

Më 5 ose më 9 shkurt, sipas kalendarit të KQZ-së, do të bëhet certifikimi i rezultatit.
Brenda këtij afati kohor është llogaritur edhe shqyrtimi i ankesave eventuale ndaj rezultatit final dhe marrja e vendimeve për to në PZAP ose edhe në Gjykatën Supreme.

Ndryshe, deri këtë të premte do të nxirret rezultati final për rivotimin në Mitrovicë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *