Home / Sport / Kampionët në fuqi nisën me përgatitjet

Kampionët në fuqi nisën me përgatitjet

Skuadra kampione e futbollit të Maqedonisë, Renova, të hënën ka startuar me përgatitjet për vazhdimin e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit në vend. Me tre përforcime të reja, dhe dy futbollistë të larguar, nga tabori i xhepçishtasvëe paralajmërohet se do të ketë edhe të tjera ndryshime brenda javës. Trajneri Sokoli nuk insiston në mbrojtjen e titullit, por thekson se primare është ndërtimi i një skuadre të re dhe cilësore.

Saktë në mesditë të ditës së hënë, në zyrat e Klubit të Futbollit Renova, ishte grumbullimi i parë i futbollistëve pas pauzës dimërore. Me këtë, skuadra kampione në fuqi shënoi startin e fazës përgatitore për gjysmëstinorin pranveror, ku Renova pritet të jetë në mesin e skuadrave që do i japin ton kampionatit. Megjithse të gjithë do të dëshironin të përsërisin suksesin e vitit të kaluar, kur për herë të parë në histori arritën të fitojnë titullin e kampionit, trajneri Sokoli ul tensionin, duke hequr këtë imperativ. “Sigurisht nëse na jepet rasti ne nuk do të lëshojmë mundësinë për të fituar titullin, por dua të them se ky nuk është qëllimi ynë primar. Nuk do t’i ngarkojmë futbollistët me imperativin e mbrojtjes së titullit, pasi ne duam të ndërtojmë një ekip të rij, me futbollistë cilësor, të cilët do të prodhojnë futboll të bukur dhe në të ardhmen do garantojnë suksese për Renovën”, – deklaroi trajneri i xhepçishtasve, Bylbyl Sokoli. Renova në afatin kalimtar të janarit, deri tani ka siguruar tre përforcime, sulmuesin Genc Iseni, mesfushorin Dragan Trajkovski dhe mbrojtësin Kire Stepanovski, ndërsa nga ekipi është lëshuar Leonard Kallaba, kurse Agron Memedi ka vendosur të kalojë në taborin e Metalurgut.
“Ne kemi angazhuar tre futbollistë të rij dhe mendoj se ata do të risin nivelin e lojës tonë, deri sa kemi aktivizuar në ekipin e parë disa futbollistë nga skuadra e juniorëve. Renova ka trajnerë të shkëlqyeshëm që punojnë me grupmoshat, deri sa kanë arritur të krijojnë bazë të mirë. Renova në të ardhmen do t’u kushtojë më shumë vëmendje të rrinjëve, pasi ne kemi plan për rripërtrirjen e ekipit. Sa i përket Memedit, nëse ai na braktis (Memedi veç më ka nënshkruar me Metalurgun), do jetë hendikep i madh për ne. Unë kërkoj nga kryesia që të tentojë ta mbajë në skuadër, deri sa planifikoj edhe personalisht të bie në kontakt me të, për të biseduar rreth të ardhmes. Shpresoj që Memedi të mbetet në ekip, ndërsa me ne nuk është më Kallaba. Dua të cek se për Renovën nuk është mbyllur merkatoja e janarit, pasi ne mund të ofrojmë edhe ndonjë futbollist të rij, jemi duke biseduar me një futbollist nga Kosova, ndërsa në këtë drejtim dua të paralajmëroj se do ketë edhe largime”, – sqaroi Sokoli. Renova fazën e parë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Tetovë, për tu transferuar në fillim të shkurtit sipas gjithë gjasave në Ohër. Më pas parashihet një kthim i shkurtë në Tetovë, që më pas përsëri të dilet në një prej qendrave përgatitore në vend ku përmes ndeshjeve kontrolluese, do të kërkohet gjetja e formës optimale dhe formacionit bazë për vazhdimin e kampionatit.
“Do të përgatitme në disa faza, pasi ashtu e don nevoja. Sipas informatave të para që kam, ne do kemi problem me mbipeshën e disa futbollistëve, të cilët do jenë në mbikqyrje të vazhdueshme. Ditët e para këtu në Tetovë vëmendje do t’i kushtojmë përgatitjes fizike, ndërsa më pas planifikojmë të dalim në Ohër, ku do punojmë në planin tekniko takitk. Sigurisht në fazën e fundit përmes takimeve kontrolluese do të tentojmë të gjejmë formën tonë më të mirë, për të patur prezantim të suksesshëm në pranverë, ku pres që Renova të tregojë lojë të mirë. Nëse këtë arrijmë ta realizojmë, sigurisht që edeh rezultatet nuk do të mungojnë, përfundoi numri një i pankinës së Renoëvs, Sokoli. Pas përfundimit të gjysmëstinorit vjeshtor, Renova pozicionohet në vendin e dytë të renditjes tabelare, me një pikë pas liderit, Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *