Home / Lajme / Maqedoni / Kapen falsifikatorët bullgarë të kartelave bankare

Kapen falsifikatorët bullgarë të kartelave bankare

3 janar-
Njësia policore për luftën kundër krimit kompjuterik ka ngritur padi penale kundër shtetasve bullgarë me inicialet A.B (27), K.K (24) dhe R.T (24) për kryerje të veprës përpunim dhe përdorim të rrejshëm të kartelave bankare

Ministria e Punëve Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tre shtetasve bullgarë për falsifikim të kartelave bankare dhe kryerje ilegale të transaksioneve.

Njësia policore për luftën kundër krimit kompjuterik ka ngritur padi penale kundër shtetasve bullgarë me inicialet A.B (27), K.K (24) dhe R.T (24) për kryerje të veprës përpunim dhe përdorim të rrejshëm të kartelave bankare.

Tre bullgarët akuzohen se gjatë muajit qershor në Maqedoni kanë kryer transaksione ilegale nëpër bankomate, duke realizuar 111 transaksione të suksesshme. Gjatë këtyre veprimeve të tyre, ata kanë arritur të përfitojnë mbi 20 mijë euro. Gjatë tentimeve të tyre i kanë dështuar mbi 160 transaksione.

Grupi i organizuar nëpër kartelat bankare kishte vendosur të dhënat e shtetasve të Maqedonisë, me të cilat pastaj kishin arritur që me kartela të tërheqin paratë nëpër bankomate, kryesisht në rajonin e Shkupit. Ekipet profesionale të MPB-së po hetojnë sigurimin e të dhënave të kartelave kreditore dhe bankare të qytetarëve, të cilat ishin siguruar nga shtetasit bullgarë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *