Home / Sport / Kapiteni Pujol bën thirrje: Kujdes, Reali mbetet afër!

Kapiteni Pujol bën thirrje: Kujdes, Reali mbetet afër!

Kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol, ka thënë se Reali mbetet kundërshtar i rrezikshëm në luftën për titullin kampion, pavarësisht katër pikëve që i ndajnë dy ekipet.

Ndalesa e madrilenëve 1-1 në fushën e Almerias të dielën mbrëma e çoi në katër pikë diferencën me Barcelonën kryesuese, e cila mposhti pa vështirësi 4-1 Malagan në “Kamp Nou”. Në një intervistë për “Betfair”, kapiteni blaugrana theksoi se megjithë ecurinë pozitive të skuadrës në këtë sezon, Reali mbetet rrezik i vazhdueshëm.

“I kemi fituar të gjitha ndeshjet jashtë fushe dhe kemi shumë pikë, por Madridi mbetet shumë pranë”, u shpreh qendërmbrojtësi katalanas. “Është përherë kënaqësi të mposhtësh Realin dhe mendoj se [në “El Classico”] prodhuam një ndeshje të kompletuar. Por ata kanë një trajner të madh si Hoze Mourinjo, që ka fituar shumë tituj. Nuk mund t’i themi vetes kampionë, pasi duhet të vazhdojmë të luftojmë. Reali dhe Vijarreali janë skuadra të mira dhe nuk do të jetë e lehtë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *