Home / Lajme / Maqedoni / Kisha në Shkup-Reagime nga të gjitha anët

Kisha në Shkup-Reagime nga të gjitha anët

31 janar-
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka dalë personalisht në kalanë e shkupit, dhe për të konfirmuar se cdo ndërhyrje dhe ndërtim është zhvlerësim i vlerave historike të këtij objekti të lashtë. ” Kalaja si fortesë që u ka mbijetuar shumë periudhave, kulturave dhe pushtimeve, është historia vetë.

Nënkryetari i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka dalë sot me deklaratë pikërisht në vendin ku po dhe gërmohet për të ashtuquajturën ‘kishë’, duke theksuar se respektojmë nevojën për gjurmime dhe konfirmimin e vlerave të gjetura historike, por ndërtimi i objekteve të reja paraqet ndërhyrje dhe zhvlerësim të vlerave historike të këtij objekti të lashtë.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka dalë personalisht në kalanë e shkupit, dhe për të konfirmuar se cdo ndërhyrje dhe ndërtim është zhvlerësim i vlerave historike të këtij objekti të lashtë. ” Kalaja si fortesë që u ka mbijetuar shumë periudhave, kulturave dhe pushtimeve, është historia vetë.

Për këtë arsye, ndërtimi i objekteve të reja paraqet ndërhyrje dhe zhvlerësim të vlerave historike të këtij objekti të lashtë.” ka deklaruar Mexhiti.Mexhiti theksoi gjithashtu se duhet t’u jepet fund këtyre dilemave dhe bën thirje përgjegjësve që menjeherë të ndërpresin punimet.

“Mesazhi jonë sot është i qartë: në krijimin e traditave kulturore në Maqedoni, bashkë pjesëmarrës dhe bashkëpërgjegjës janë edhe shqiptarët. Duke mos dashur të prejudikojmë se për çfarë objekti bëhet fjalë, për shkak të dilemave dhe shqetësimeve të mëdha që ka shkaktuar, u bëjmë thirrje përgjegjësve që menjeherë të ndërpresin punimet.” përfundoi deklaratën e tij për mediat kryetari i Komusës së Çairit Izet Mexhiti.

Deklaratës së sotme të Mexhitit I paraprinë reagimet e shumta të faktorëve të ndryshëm. Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional edhe njëherë ngrit zërin protestues ndaj kësaj politike nacionaliste dhe kërkon nga pushtetarët maqedonas që të ndërpresin qasjen e këtillë shkatërruese dhe rrugëtimin njëdimensional në ndërtimin e shtetit.

Po ashtu, QMBI fton edhe politikanët dhe funksionarët shqiptarë që të braktisin praktikën negative të heshtjes, vasalitetit dhe mbështetjes së projekteve të tilla monoetnike dhe monokonfesionale, me pretekstin e çuditshëm të kinse ngritjes edhe të objekteve të ngjashme tonat në të njëjtin vend në një të ardhme të afërt, në njërën anë, dhe me arsyetimet tanimë banale dhe krejt joserioze për fatin e keq të trashëgimit të projekteve të tilla nga kohët kur subjekte tjera politike shqiptare ishin pjesë e qeverisë.

Me rastin e ndërtimit të Kishës në kalanë e Shkupit, Lidhja Shqiptare reagon ashpër ndaj këtij vendimi monstruoz. Lidhja Shqiptare beson se qeveria e Gruevskit-Ahmetit tanimë i është qasur një provokimi tejet të rrezikshëm ku përmes diskriminimit fetar tenton t’i nënçmon qytetarët shqiptar.

Lidhja Shqiptare beson se kjo nuk përputhet me investimet proporcionale që duhet t’i realizojë kjo qeveri tashmë e satanizuar nga egoja dhe mendjemadhësia e një mentaliteti mesjetar dhe aspak europian. Ky diskriminim paraqet fyerje të rëndë dhe punimet në atë objekt duhet të ndërpriten menjëherë”, thuhet në raegimin e Lidhjes Shqiptare. Edhe forumi Rinor Islam e dënoi ndërtimin e objektit misterioz në Shkup.

Me rastin e mbirjes së objektit misterioz në Kalanë e Shkupit, Forumi Rinor Islam, si pjesë e sektori civil në RM, e ngrit zërin e vet, duke kërkuar nga organet relevante që sa më shpejtë të ndërmarrin hapa preventiv për të parandaluar rritjen e pakënaqësisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe ngritjen e mëtejme të tensioneve ndëretnike dhe ndërkonfesionale, reagoi Forumi Rinor Islam

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *