Home / Lajme / Maqedoni / Kodra e Diellit me drejtor shqiptar!

Kodra e Diellit me drejtor shqiptar!

13 janar-Informacioni për televizion Koha e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.Ndërkohë që, jozyrtarisht mësojmë se me drejtorinë e Kodrës së Diellit, e cila funksionon në kuadër të ELEM-it, do ta menaxhojë kuadri i BDI-së, ekonomisti nga Tetova, Bekim Selami.

Qeveria ka marrë vendim për shkarkimin e tre drejtorëve të saj, ndërsa në vend të tyre ka emëruar kuadro të rinj, mëson televizioni Koha nga burime pranë qeverisë.

Vendimi është marrë në orët e vona të mbrëmjes së shkuar, gjatë seancës së fundit të qeverisë.

I shkarkuar është drejtori i Burgut të Tetovës, Arsim Bajrami, ndërsa në vend të tij Qeveria ka emëruar Murat Ramadanin.

Nga posti i drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, do të largohet Shemsi Musa, i cili do të emërohet në postin e drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, ndërkaq në vend të tij, do të vijë Xhevdet Shaqiri.

Ndërkohë që, Qeveria me vendim paraprak të Këshillit drejtues, ka shkarkuar edhe Lulzim Sulejmanin, drejtori i Drejtorisë për Menaxhimin me Kullosa dhe në vend të tij ka emëruar Ilmije Vllasakun .

Informacioni për televizion Koha e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.Ndërkohë që, jozyrtarisht mësojmë se me drejtorinë e Kodrës së Diellit, e cila funksionon në kuadër të ELEM-it, do ta menaxhojë kuadri i BDI-së, ekonomisti nga Tetova, Bekim Selami.

Këto janë ndryshimet e radhës në eshalonin e drejtorëve, pas atyre në shtator dhe tetor të vitit të kaluar.Tani për tani, përveç spekulimeve, nuk ka asnjë paralajmërim për ndryshime kadrovike në eshalonët më të larta.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *