Home / Lajme / Rajon / Kosovës i duhet një qeveri kredibile dhe e pastër

Kosovës i duhet një qeveri kredibile dhe e pastër

7 janar-
“Udhëheqësit politik të Kosovës kanë përgjegjësi të veçantë dhe personale për të parandaluar mashtrimet dhe kërcënimet. Përfitimi afatshkurtër në llogari të reputacionit ndërkombëtar të Kosovës është i pamatur në veçanti në kohën kur Kosovës i nevojitet përkrahje e mëtejme ndërkombëtare dhe evropiane”, u shpreh Feith.

Përfaqësuesi civil ndërkombëtarë, Pieter Fieth përmes një deklarate për media ka theksuar se votimet e 12 dhjetorit të vitit të kaluar janë mbajtur në një atmosferë kryesisht konstruktive por të përcjella me parregullsi, ndërkaq ka shprehur qëndrimin se Kosovës i duhet një qeveri e re jo vetëm kredibile por gjithashtu e pastër dhe e aftë, e gatshme për t’u ballafaquar me sfidat.

Duke komentuar përsëritjen e votimeve për zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës që do mbahen të dielën më 9 janar 2011, Feith tha se qytetarët e Kosovës, institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, nuk mund t’i pranojnë këto parregullsi.

“Rivotimet e pjesshme të urdhëruara nga Paneli i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa është një mënyrë për t’i korrigjuar ato. Kosovës i duhet një Kuvend kredibil dhe një Qeveri kredibile. Për të pasur legjitimitet, këto institucione duhet të bazohen në respektimin e ligjit. Ky është qëllimi i demokracisë, themelit të vlerave tona kryesore”, tha Feith.

Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare, në veçanti përmes misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, do të përcjellë se çka do të ndodhë të dielën dhe se zhvillimi i këtyre zgjedhjeve do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës.

“Udhëheqësit politik të Kosovës kanë përgjegjësi të veçantë dhe personale për të parandaluar mashtrimet dhe kërcënimet. Përfitimi afatshkurtër në llogari të reputacionit ndërkombëtar të Kosovës është i pamatur në veçanti në kohën kur Kosovës i nevojitet përkrahje e mëtejme ndërkombëtare dhe evropiane”, u shpreh Feith.

Ai më tej shprehet se qytetarët e Kosovës me të drejtë orvaten për kushte më të mira jetese, prandaj sipas tij është e nevojshme që këto zgjedhje t’i përcjellë një atmosferë konstruktive për të cilën kontribuojnë të gjithë aktorët politik.

“Kosovës i duhet një qeveri e re jo vetëm kredibile por gjithashtu e pastër dhe e aftë, e gatshme për t’u ballafaquar me sfidat e vështira para saj, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare”, shprehet Feith.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *