Home / Lajme / Rajon / KQZ: Drenas 58.68%, Skenderaj 61.60%, Deçan 34.59%

KQZ: Drenas 58.68%, Skenderaj 61.60%, Deçan 34.59%

10 janar-

Feith ka dhënë porosinë se procesi zgjedhor duhet të përmbyllet mirë, sepse kësaj radhe nuk do të tolerohen mashtrimet dhe parregullsitë. Gjatë vizitave që i ka bërë në disa qendra të votimit, Feith ka thënë se nuk ka parë ndonjë parregullsi.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka dhënë përqindjen e pjesëmarrjes së votuesve në 5 komunat ku u përsëritën zgjedhjet.

“Në Deçan kemi pjesëmarrje 34. 59 për qind të votuesve, në Drenas 58. 68 për qind, në Lipjan në një qendër votimi 53. 31 për qind, në Skënderaj 61. 60 për qind, dhe në Malishevë në një qendër votimi 36.36 për qind”.

“Në qoftë se i krahasojmë me zgjedhjet e 12 dhjetorit të vitit 2010, është si në vijim: Në Deçan 43.43 për qind, në Drenas 86. 94 për qind, në Lipjan 61.04 për qind, në Skënderaj 93.68 për qind dhe në Malishevë 46.79 për qind”, ka bërë të ditur Daka.

19:00- Në Kosovë në orën 19:00, janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në pesë komunat, në të cilat u përsëritën zgjedhjet parlamentare për shkak të parregullsive më 12 dhjetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka raportuar për probleme të theksuara në terren, përpos disa parregullsive të vogla të cilat nuk kanë rrezikuar procesin zgjedhor.

Edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare procesin zgjedhor e kanë vlerësuar konform standardeve demokratike.
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell procesin e votimit e ka vlerësuar më mirë se sa më 12 dhjetor.

“Aq sa kam pasur mundësi të shoh, procesi deri më tani ka kaluar shumë në rregull. Këtë herë organizimi është bërë më mirë dhe vërehet kontrolli më i madh nëpër qendrat e votimit. Padyshim se edhe krahasuar me herën e kaluar, rivotimi është më i rregullt”, ka thënë Dell, ndërsa ka vizituar së bashku me përfaqësuesin e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith qendrën e votimit në shkollën fillore “Rasim Kiqina” në Drenas.

Feith ka dhënë porosinë se procesi zgjedhor duhet të përmbyllet mirë, sepse kësaj radhe nuk do të tolerohen mashtrimet dhe parregullsitë. Gjatë vizitave që i ka bërë në disa qendra të votimit, Feith ka thënë se nuk ka parë ndonjë parregullsi.

Ndërkaq, Demokracia në Veprim ka dhënë një pasqyrë më ndryshe për procesin zgjedhor.
Koalicioni “Demokracia në Veprim” ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes në shumë qendra votimi është ndërprerë energjia elektrike.

Votimi, sipas këtij rrjeti, ka vazhduar me qirinj, apo me ndihmën e baterive të policisë.

Dirton Selmanaj nga “Demokracia në Veprim” ka raportuar për dhjetëra raste të votimit të dyfishtë të regjistruara kryesisht në komunën e Skënderajt dhe të Drenasit.
Po ashtu, është raportuar për më shumë se 400 raste të votimit familjar që janë regjistruar deri në orën 16 në të gjitha qendrat e votimit në 5 komuna ku po përsëriten zgjedhjet parlamentare.

Problem tjetër sipas “Demokracisë në Veprim” ka qenë edhe votimi pa dokumente identifikuese. Edhe kësaj here, “Demokracia në Veprim” ka dhënë shifra të pjesëmarrjes së votuesve më të larta nga ato që ka dhënë KQZ-ja.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *