Home / Lajme / Maqedoni / Kufiri Kosovë-Maqedoni nën kontroll të policisë së Kosovës

Kufiri Kosovë-Maqedoni nën kontroll të policisë së Kosovës

22 janar-
“Dita e sotme është me rëndësi të veçantë për të gjithë ne për shkak se prej tani do ta ndajmë përgjegjësinë e përbashkët për sigurinë e kufirit të përbashkët”, deklaroi ministrja Jankulloska duke theksuar se marrëdhëniet midis dy ministrive shënojnë zhvillim të vazhdueshëm dhe intensiv

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska sot në Prishtinë mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin e pranim-dorëzimit nën kontroll të sektorit të parë të kufirit Maqedoni-Kosovë nga ana e pjesëtarëve të KFOR-it shërbimeve policore kosovare.

“Dita e sotme është me rëndësi të veçantë për të gjithë ne për shkak se prej tani do ta ndajmë përgjegjësinë e përbashkët për sigurinë e kufirit të përbashkët”, deklaroi ministrja Jankulloska duke theksuar se marrëdhëniet midis dy ministrive shënojnë zhvillim të vazhdueshëm dhe intensiv, ndërsa konfirmim më i mirë, siç tha, për intensitetin e rritur të bashkëpunimit të ndërsjellë, është edhe Marrëveshje e firmosur për bashkëpunim policor midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, të nënshkruar në dhjetor të vitit 2009, me të cilin u krijuan themelet e një mundësi të drejtpërdrejt juridike për bashkëpunim të drejtpërdrejt dhe efektiv.

Ministrja Jankulloska duke u falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm me KFOR-in që e kishte MPB-ja e Maqedonisë, potencoi se për momentin ministritë e punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës punojnë në protokolin për patrullim të përbashkët përgjatë kufirit shtetëror, që do të kontribuojë për koordinim edhe më të mirë, besim dhe siguri më të madhe të kufirit

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *