Home / Lajme / Maqedoni / Kultivuesit e duhanit protesta para Parlamentit të Maqedonisë

Kultivuesit e duhanit protesta para Parlamentit të Maqedonisë

18 janar-
Edhe përskaj të gjitha presioneve, ndalimit të autobusëve, që të mos në lënë të vinim para Parlamentit, ne ja dolën që të arrijmë këtu për të rrëfyer hallet tona. Pritet të shtohet numri i protestuesve të cilët po pengohen nga policia. Para Parlamentit do të protestojmë deri sa të zgjidhet problemi jonë”, deklaroi Kire Nedelkovski, njëri nga përfaqësuesit e kultivuesve të duhanit.

Kultivuesit e duhanit pothuajse nga e gjithë Maqedonia, janë duke protestuar para Parlamentit, derisa brenda deputetët e opozitës dhe maxhorancës po diskutojnë ‘hallet e tyre’.
Njoftohet se situata ishte e tensionuar pasi, prodhuesit e duhanit disa herë kanë tentuar të hyjnë brenda në Parlament. Ata janë ndaluar nga forcat e shtuara të policisë së Maqedonisë.

Për momentin bëhet e ditur se, nuk ka kontakt direkt mes policisë dhe protestuesve, edhe pse situata duket mjaftë e tensionuar.

“Edhe përskaj të gjitha presioneve, ndalimit të autobusëve, që të mos në lënë të vinim para Parlamentit, ne ja dolën që të arrijmë këtu për të rrëfyer hallet tona. Pritet të shtohet numri i protestuesve të cilët po pengohen nga policia. Para Parlamentit do të protestojmë deri sa të zgjidhet problemi jonë”, deklaroi Kire Nedelkovski, njëri nga përfaqësuesit e kultivuesve të duhanit.

Parlamenti i Maqedonisë sot, me kërkesë të opozitës, po mbanë seancën e 136-të me pikë të vetme të rendit të ditës – Informacion për gjendjen me blerjen e duhanit.

Përfundimin e seancës para Kuvendit do ta presin kultivuesit e duhanit, por edhe bujqit tjerë të cilët pardje qëndruan në anën e tyre, duke e mbështetur kërkesën për vlerësim të drejtë të duhanit dhe për çmim më të lartë të blerjes. Të gjithë, në shenjë revolti, paralajmëruan protestë të qetë kundër blerësve para Parlamentit.

Përfaqësuesit e kultivuesve të duhanit të premten patën takime me grupet e deputetëve. Moron mbështetje për zgjidhjen e problemit, por shkuan me mosbesim nëse dhe sa kjo praktikisht do të realizohet.

Nga fillimi i blerjes kultivuesit e duhanit ankohen se kompanitë i manipulojnë gjatë vlerësimit për shkak se edhe çmimi është jashtëzakonisht i ulët.

Javëve të fundit një pjesë e duhanprodhuesve revoltën e tyre e manifestuan me bllokimin e rruglve rajonale dhe lokale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *