Home / Sport / “Kupa e Botës 2018 do të jetë e standardeve më të larta”

“Kupa e Botës 2018 do të jetë e standardeve më të larta”

FIFA së bashku me Komitetin lokal rus të organizimeve dhe Federatën Ruse të Futbollit, nënshkruan deklaratën e emërimit të dielën, e cila konfirmon Rusinë si pritëse e Kupës së Botës 2018.

Në ceremoninë, e cila u mbajt në Shën Petërsburg, mori pjesë presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko dhe kreu i Komitetit lokal rus të organizimeve, Alexei Sorokin.

Blatter, Mutko and Sorokin firmosën deklaratën së bashku me presidentin e Federatës Ruse të Futbollit, Sergei Fursenko dhe zv/presidentin Nikita Simonyan.

“Rusia do të bëjë punë të shkëlqyer për organizimin e Kupës së Botës”, theksoi Blater duke shtuar se “vizioni dhe misioni i futbollit është më shumë se vetëm një lojë”

Ndërsa kryeministri rus, Vladimir Putin, theksoi se “mund t’ju jap fjalën se Kupa e Botës 2018 do të jetë e standardeve më të larta”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *