Home / Sport / Kupa e Italisë, Pato çon Milanin në gjysmëfinale,Interi fiton me penallti

Kupa e Italisë, Pato çon Milanin në gjysmëfinale,Interi fiton me penallti

Dy gola të Aleksandre Patos përballë Sampdorias (2-1) i japin Milanit kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, ku gjen përballë Palermon. Interi me vështirësi siguroi një biletë në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, pasi eliminoi Napolin pas gjuajtjes së 11-metërshave. Kundërshtari i radhës për zikaltrit, Juventusi ose Roma.

Talenti brazilian realizon dy gola të shpejtë në minutat 17’ dhe 22’, ndërkohë që vendasit e Sampdorias, megjithë përpjekjet, nuk ishin të qartë në veprimet brenda zonës kuqezi.
Gjashtë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Guberti shënon me kokë golin që rihap takimin. Ish mesfushori i Romës gjendet i vetëm përballë portierit Roma, pas një krosimi nga e djathta.
Gjithsesi, deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rezultati mbetet i pandryshuar, çka u siguron kryesuesve të Serisë A një vend mes katër më të mirëve në kupë.
Pengesa e radhës për Milanin në rrugën drejt finales është Palermo, që eliminoi dje Parmën pas gjuajtjes së penalltive.

“Beteja” 120-minutëshe në “San Paolo” nuk u finalizua me gol nga asnjëra prej skuadrave, megjithë rastet e shumta në portat respektive.
De Sanktis në njërën anë dhe Kastelaci në tjetrën u bënë disa herë shpëtimtarë të skuadrave në fushë, me ndërhyrjet e tyre vendimtare.
Nga pika e penalltisë argjentinasi Laveci dërgoi topin mbi traversë, ndërkohë që gjuajtjet e sakta të Etosë, Kambiasos, Pandevit, Tiago Motës dhe Kivusë i dhanë zikaltërve gjysmëfinalen.
Kundërshtari i radhës për mbajtësit e trofeut të Kupës së Italisë do të përcaktohet nga dueli Juventus-Roma, që do të luhet sonte në mbrëmje.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *