Home / Sport / Kupa e Mbretit, Reali e Barça drejt finales

Kupa e Mbretit, Reali e Barça drejt finales

Reali i Madridit dhe Barcelona kanë hedhur hapin e parë drejt finales në Kupën e Mbretit, pasi mposhtën në gjysmëfinalet e para përkatësisht Seviljen (0-1) dhe Almerian (5-0).

Në “Ramon Sançez Pizjuan”, Reali i falet francezit Karim Benzema, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 17-të pas një aksioni personal. Ish-sulmuesi i Lionit merr topin nga mesfusha dhe pasi kalon disa kundërshtarë, shmang edhe portierin Palop dhe lehtësisht shtyn topin në rrjetë.

Megjithatë, suksesi i madrilenëve zbehet disi nga episodi i minutës së 46-të, kur Albiol largon nga vija e portës së vet topin e goditur nga Luis Fabiano. Edhe pse duket se ka kaluar vijën fatale, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

Ndërkohë, pa histori ka qenë gjysmëfinalja tjetër mes Barcelonës dhe Almerias: 5-0. Katalanasit mbyllën gjithçka që në 30 minutat e para (Mesi 10’ dhe 16’, Vila 11’, Pedro 31’). Një minutë nga fundi i kohës së rregullt ka kohë edhe për golin e Keita.

Gjysmëfinalet e kthimit do të luhen pas një jave dhe me shumë mundësi do të shohim një tjetër “El Classico”. Kësaj here në Kupën e Mbretit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *