Home / Sport / ‘Kuq e zinjtë’ rrisim tempon e stërvitjes

‘Kuq e zinjtë’ rrisim tempon e stërvitjes

Tetovarët tani më tre ditë janë duke u stërvitur me intensitet të shtuar, ndërsa paraditën e të premtes futbollistët i’u nënshtruan testit professional të qëndrueshmërishtë fizike, të cilën e kreu profesori Metin Dalip, i cili njëherit është i punësuar në Shkëndijë, pikërisht për tu kujdesur për përgatitjen fizike të futbollistëve. Ndërkohë nga kryesia e klubit njoftojnë se ditët në vijim priten emra të rrij në skuadrën ‘kuq e zi’.

Kampionët vjeshtor të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, Shkëndija e Tetovës dalëngadalë është hyrë në rritëm të plotë të realizimit të fazës së parë të përgatijeve dimërore. ‘Kuq e zinjtë’ sipas planit të stafit teknik, të udhëhequr nga Qatip Osmani, punojnë në mënyrë të kombinuar, duke zhvilluar një ditë dy séanca stërvitore, ndërsa ditën tjetër vetëm një. Për momentin punët janë duke shkuar më së miri, futbollistët pa problem kryejnë detyrat që u jep stafi teknik, ndërsa pozitiv është edhe bilansi shëndetësor, pasi deri tani asnjë futbollistë nuk është ankuar në lëndim. Ndërkohë paraditën e të premtes, në objektet e USHT-së futbollistët e Shkëndijës i’u nënshtruan testit professional të qëndrueshmërisë fizike. Testi u realizua nga prof. Metin Dalip, i cili mbeti shumë i kënaqur me rezultatet e testeve. “Jam shumë i kënaqur me rezultatet e testeve të qëndrueshmërisë. Rezultatet janë më të mira nga ajo që kam pritur. Kjo konfirmon se futbollistët kanë punuar mirë edhe gjatë pushimit, kështu që do ta kenë më të lehtë të përballojnë fazën e përgatitjeve fizike, e cila është më e vështirë për futbollistët”,-deklaroi profesori Metin Dalip, i cili është përgjegjës pikërisht për përgatitjen fizike të futbollistëve të skuadrës së Shkëndijës.

Ndërkohë pasi para ditë futbollistët ishin të zënë me testet e qëndrueshmërisë fizike, në seancën stërvitore të pasditës ekipi punoi në terenin e futbollit të fshatit Reçicë. Nga kryesia e ‘kuq e zinjve’ paralajmërohet se brenda këtyre ditëve Shkëndisë pritet t’i bashkohen edhe dy-tre përforcime me çka do të kompletohej skuadra që do të bartë barën kryesore në vazhdim të kampionatit, ku tetovarët kërkojnë titullin e kampionit. Deri tani ekipi ka siguruar du futbollistë të rij, edhe atë Allomeroviq dhe Guxhufi. Rikujtojmë se Shkëndija në Tetovë do të qëndrojë deri më 25 janar, kur do të udhëtojë në përgatitje 10-të ditore në Antali të Turqisë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *