Home / Sport / Leonardo nuk sheh renditjen: Mendojmë vetëm të fitojmë

Leonardo nuk sheh renditjen: Mendojmë vetëm të fitojmë

Trajneri i Interit parapëlqen të përqendrohet në ndeshjet e skuadrës së tij, në vend që të merret me llogaritjen e pikëve në tabelën e klasifikimit.

“Mendojmë vetëm për veten tonë, është e kotë të bëjmë llogari në këtë periudhë”, u shpreh braziliani në konferencën e shtypit të zhvilluar sot, para sfidës së prapambetur ndaj Çezenës që do të luhet nesër mbrëma (ora 20:45) në “San Siro”. “Është e pamundur që Interi të mos mendojë për të fituar, pasi fitoren e ka në ADN”.

Leo synon të pestn sukses në po kaq ndeshje si zikaltër, ndërsa vlerëson pozitivisht lojën e skuadrës në fitoren 4-1 ndaj Bolonjës fundjavën e shkuar. “Sjellja e ekipit në fushë kundër Bolonjës ishte thuajse e përkryer. Është e rëndësishme të dimë t’ia dalim në situata të tilla dhe skuadra po e bën”, nënvizoi 41-vjeçari.

Aktualisht Interi mban vendin e gjashtë, 9 pikë pas Milanit kryesues. Zikaltrit kanë luajtur dy ndeshje më pak se “kushërinjtë” milanistë, por Leonardo bën thirrje për t’i marrë ndeshjet një nga një, në vend të llogarive në klasifikim: “Duhet të mendojmë vetëm për të fituar takimet njëri pas tjetrit, pasi kampionati është ende shumë i gjatë”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *