Home / Lajme / Maqedoni / Letër e Hapur e ministrit Jakupi drejtuar Rufi Osmanit

Letër e Hapur e ministrit Jakupi drejtuar Rufi Osmanit

4 janar-
“Ky projekt duheshte tu jep fund problemeve shumëvjecare me të cilat ballafaqoheshin gostivarasit cdoherë kur për shkak të kushteve klimatike, burimet e ujit të pishëm turbulloheshin. Por ditëve të fundit me zhgënjim të madh mora lajmin se komuna e Gostivarit është tërhequr nga projekti dhe shkaku për atë janë dallimet politike në mes nesh”, thuhet në letrën e Jakupit.

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nexhati Jakupi i është drejtuar me një letër të hapur kryetarit të komunës së Gostivarit Rufi Osmani.

Në letër thuhet se “kur në fillim të vitit të kaluar zhvilluam kontakt dhe bashkëpunim mes nesh dhe institucioneve që i udhëheqim, isha tepër i lumtur që patëm mundësi të dëshmojmë së dy politikan që vinë prej partive të ndryshme mund të bashkëpunojnë në projekte në interes të qytetarëve.
Do të pajtoheni se raste të tilla janë shumë të ralla në realitetin tonë. Për atë isha shumë i kënaqur që Ministria e mjedisit jetësor dhe pl

anifikimit hapësinor së bashku me komunën e Gostivarit filloi projekt për stacion të pastrimit për të siguruar gjithmon ujë të pastër të pishëm për qytetarët e Gostivarit.

Ky projekt duheshte tu jep fund problemeve shumëvjecare me të cilat ballafaqoheshin gostivarasit cdoherë kur për shkak të kushteve klimatike, burimet e ujit të pishëm turbulloheshin. Por ditëve të fundit me zhgënjim të madh mora lajmin se komuna e Gostivarit është tërhequr nga projekti dhe shkaku për atë janë dallimet politike në mes nesh”, thuhet në letrën e Jakupit.

Më tej në këtë letër të ministrit, theksohet se nuk mund ta kuptoj pozitën e juaj duke marr parasysh relevancën e projektit të cilin u morrëm vesh që së bashku ta kryejmë.

” E pandershme dhe e papërgjegjshme është nga ana juaj që ta sakrifikoni shëndetin dhe komforin e qytetarëve të Gostivarit vetëm për të fituar poena të imëta politike kundër konkurentëve të juaj partiak.

Dua të ju përkujtoj se jeni I zgjedhur që ti mbroni interesat e të gjithë qytetarëve të Gostivarit të cilët për cdo ditë e shfrytëzojnë sistemin e ujësjellësit dhe të cilët padyshim do të shfrytëzojnë përmirësimin e tij, e jo për ti tërhequr në grindjet partiake me konkurentët.

Në fund, dua t’ju thëras që të kthehemi në zgjedhjen e përbashkët të problemit.

Jam I bindur se të dytë do të jemi njëjt të lumtur nëse në mandatet tona me sukses e zgjedhim problemin shumëvjecar të qytetit të Gostivarit”, thuhet në këtë letër.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *