Home / Sport / Lorik Cana në radarin e Volverhemptonit

Lorik Cana në radarin e Volverhemptonit

Lorik Cana mund të rikthehet në Premierligë, pas ofertës së bërë së fundmi nga ekipi i Volverhemptonit.

Lajmin e bën të ditur gazeta angleze “The Express & Star”, sipas së cilës Volverhemptoni po tenton të risjellë në Angli mesfushorin shqiptar, i transferuar për 4.5 milionë euro nga Sandërlendi te Gallatasaraj në verën e shkuar. Mësohet se oferta e “ujqërve” arrin në 5 milionë stërlina.

Mesfushori 27-vjeçar ka luajtur në karrierën e vet edhe me Paris Sën Zhermenin e Olimpikun e Marsejës në Francë. Nëse do të realizohej transferimi, Volverhemptoni do të ishte skuadra e pestë për mesfushorin kuqezi, ndërsa në Angli Cana është e kërkuar edhe nga Aston Vila.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *