Home / Lajme / Maqedoni / LSDM kërkon kokën e Manevskit bashkë me ndryshimet kushtetuese

LSDM kërkon kokën e Manevskit bashkë me ndryshimet kushtetuese

Shkup, 24 janar –
“Gjykata Kushtetuese e ka abroguar ligjin për përdroimin e flamurit shqiptar që ju e keni sjellur më herët. Tani patët mundësi ta përmirësoni këtë gabim dhe nuk e përmirësuar. Madje as nuk keni menduar për një gjë të atillë sepse ju jeni vetëm aparat për të votuar”, deklaroi Abedin Zyberi.

Ndryshimet e Kushtetutës për ekstradimin e shtetasve të Maqedonisë të implikuar në vepra penale, shkaktoi debat të ashpër mes pushtetit dhe opozitës.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) kërkoi që në pako me ndryshimet kushtetuese të largohet edhe ministri I drejtësisë Mihajllo Manevski, por edhe të mos vjetrohen veprat e kryera në procesin e privatizimit.

“Në paket me këto ndryshime të Kushtetutës duhet të shkojë edhe ministri Mihajllo Manevski. Ju keni vërsulë gjyqësorit në stilin e bishës. A keni garancë nga Serbia se në monentin që do ta ndryshojmë Kushtetutën do të pranojnë marëveshje për të ekstraduar Daravellskin”, pyeti Vllado Buçkovski, duke akuzuar VMRO-DPMNE-në.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së u përgjigjën me kundërakuza, duke thënë se keqpërdorimet në procesion e privatizimit janë bë në kohën e LSDM-së.

“Nuk besoj se ekziston një qytetar në Maqedoni që atë periudhë nuk e identifikon me LSDM-në. Korrupsioni dhe kriminaliteti janë jashtë këtij pushteti”, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Petrevski.

Partitë shqiptare BDI dhe DR u akuzuan rreth asaj se kush është fajtor që në këto ndryshime nuk u përmirësua vendimi I Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e përdorimit të flamurit shqiptar.

“Gjykata Kushtetuese e ka abroguar ligjin për përdroimin e flamurit shqiptar që ju e keni sjellur më herët. Tani patët mundësi ta përmirësoni këtë gabim dhe nuk e përmirësuar. Madje as nuk keni menduar për një gjë të atillë sepse ju jeni vetëm aparat për të votuar”, deklaroi Abedin Zyberi.

“Zotëri Zyberi, sa i përket përdorimit të flamurit, ndoshta nuk e dini edhe pse duhet ta dini se jeni deputet, ligji për përdorimin e simboleve u soll gjatë mandatit të BDI-së, kurse u anulua gjatë mandatit të PDSH-së, parti të cilës I keni takuar edhe ju kur e keni marrë mandatin e deputetit”, u përgjigj nënkryetari i Parlamentit, Rafiz Haliti. Ndryshe ky është ndryshimi i tetë i Kushtetutës së Maqedonisë.
/ Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *