Home / Lajme / Maqedoni / LSDM përgënjeshtron Adilin

LSDM përgënjeshtron Adilin

11 janar-
Kryetari i Frontit Demokratik për Bashkimin Kombëtar (FDBK) dhe ish-kreu politik i AKSH-së, Gafurr Adili, i cili po jeton në Shqipëri ka theksuar se ka dëshmi dhe informacione plotësuese për takimin dhe se në të ardhmen do ti bëjë publike.

Deklarata e kreut të FDBK-së, Gafurr Adili për një takim të realizuar midis liderit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti qysh në vitin 2000 për përgatitjen e skenareve për konfliktin e vitit 2001 është përgënjeshtruar sot nga Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM).

Adili në një intervistë për televizionin Alb deklaroi se lufta e 2001 në Maqedoni është parapërgatitur nga një skenar të bashkëhartuar me liderin e opozitës maqedonase Cërvenkovski nga një takim i tyre në nëntor të vitit 2000 në Pogradec të Shqipërisë.

LSDM sot nëpërmjet një reagimi theksoi se pohimet e Adilit dhe të gjitha konstruksionet e tij për çfarëdo qoftë skenarë janë shpifje të pastërta si dhe budallallëqe.

“Të rikujtojmë opinionin se në periudhën prej 1998 – 2000, derisa Cërvenkovski ka qenë në opozitë asnjë herë nuk ka vizituar Pogradecin në Shqipëri. Lideri i LSDM, Branko Cërvenkovski për herë të parë u takua me Ahmetin pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare në vitin 2002”, theksohet në reagimin me shkrim të LSDM-së.

Kryetari i Frontit Demokratik për Bashkimin Kombëtar (FDBK) dhe ish-kreu politik i AKSH-së, Gafurr Adili, i cili po jeton në Shqipëri ka theksuar se ka dëshmi dhe informacione plotësuese për takimin dhe se në të ardhmen do ti bëjë publike.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *