Home / Lajme / Maqedoni / LSH kundër ndërtimin të Kishës në Kalanë e Shkupit

LSH kundër ndërtimin të Kishës në Kalanë e Shkupit

30 janar-
“Ne ua përkujtojmë raportin e Departamentit të Shtetit ku vlerësonte se bëhen padrejtësi të mëdha nga ana e institucioneve shtetërore ndaj feve të tjera ose jo krishtere. Apelojmë deri tek faktori politik ndërkombëtar, ambasadat e huaja, organizatat dhe fondacionet e huaja që të reagojnë menjëherë dhe të kontribuojnë në stopimin e këtij ndërtimi kontrovers”, thuhet më tej në reagim.

Me rastin e ndërtimit të Kishës në kalanë e Shkupit, Lidhja Shqiptare (LSH), reagon ashpër ndaj këtij vendimi monstruoz.
“Lidhja Shqiptare beson se qeveria e Gruevskit-Ahmetit tanimë i është qasur një provokimi tejet të rrezikshëm ku përmes diskriminimit fetar tenton t’i nënçmon qytetarët shqiptar. Lidhja Shqiptare beson se kjo nuk përputhet me investimet proporcionale që duhet t’i realizojë kjo qeveri tashmë e satanizuar nga egoja dhe mendjemadhësia e një mentaliteti mesjetar dhe aspak evropian”, thuhet në reagimin e LSH-së.

Sipas këtij subjekti politik, ky diskriminim paraqet fyerje të rëndë dhe punimet në atë objekt duhet të ndërpriten menjëherë.

“Ne ua përkujtojmë raportin e Departamentit të Shtetit ku vlerësonte se bëhen padrejtësi të mëdha nga ana e institucioneve shtetërore ndaj feve të tjera ose jo krishtere. Apelojmë deri tek faktori politik ndërkombëtar, ambasadat e huaja, organizatat dhe fondacionet e huaja që të reagojnë menjëherë dhe të kontribuojnë në stopimin e këtij ndërtimi kontrovers”, thuhet më tej në reagim.

Lidhja Shqiptare porosit partinë shqiptare në pushtet BDI që të mos dalin me arsyetime fëmijërore por të pranojnë sfidat burrërisht, të lëshojnë qeverinë dhe të dërgojnë shtetin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Partia politike shqiptare në qeveri tanimë ka humbur legjitimitetin popullor bazuar në atë se kërkon zgjidhje dhe ndihmë nga faktori politik ndërkombëtar që demonstron pa-aftësi politike dhe profesionale për t’i zgjidhur shumë probleme të brendshme që ka ky shtet tranzicional”, thuhet në fund të reagimit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *