Home / Lajme / Rajon / Lufta për Kosovën – pa kosovarë

Lufta për Kosovën – pa kosovarë

25 janar
Shpëtim Idrizi nga partia e çamëve, Kastriot Islami dhe Damjan Lekë Gjiknuri nga Partia Socialiste, ishin deputetët që lobonin te shumica e delegacioneve të 47 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Arenca Trashani dhe Ilir Rrusmajli do të jenë në Strasburg nga e marta, më saktë dita e dytë e Asamblesë Parlamentare.

“Vizitor’ është statusi me të cilin Enver Hoxhaj, ministri në largim për Arsimin e Kosovës ka hyrë në Këshillin e Evropës. Të hënën, zyrtari i lartë kosovar ka ardhur në Strasburg, jo në cilësinë e përfaqësuesit të një shteti, pasi kështu nuk do të lejohej të futej në ambientet e Këshillit të Evropës.

Agjenda katërditore e Asamblesë Parlamentare të këtij Këshilli, si temë qendrore e ka pikërisht Kosovën dhe pjesën më të fundit të historisë së saj. Ditën e parë, më 24 janar, shqiptarët nga Kosova e pak më shumë ata nga Shqipëria vraponin pa ndërprerë nëpër korridoret e Këshillit të Evropës për të lobuar kundër raportit që popullin shqiptar e cilëson si shoqëri fisesh, ndërsa përfaqësues të UÇK-së si kriminelë që kanë vrarë civilë, organet e të cilëve më pas i kanë shitur në tregun e zi ndërkombëtar.

Megjithatë, edhe delegacioni nga Shqipëria kishte mangësi, pasi vetëm tre nga pesë deputetët sa ka në tërësi, kishin arritur me kohë në Strasburg.

Shpëtim Idrizi nga partia e çamëve, Kastriot Islami dhe Damjan Lekë Gjiknuri nga Partia Socialiste, ishin deputetët që lobonin te shumica e delegacioneve të 47 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Arenca Trashani dhe Ilir Rrusmajli do të jenë në Strasburg nga e marta, më saktë dita e dytë e Asamblesë Parlamentare.

Ministri Enver Hoxhaj, pas takimeve me disa delegacione të rëndësishme perëndimore, iu tha gazetarëve nga Kosova se “Kosova kërkon që Marty t’ia dorëzojë sa më shpejtë provat EULEX-it, për të nisur hetimet mbi akuzat që ka bërë në draft-rezolutën e tij”.
Të hënën, gjatë gjithë ditës, Hoxhaj, së bashku me ambasadoren e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare, Margarita Gega, kërkonin nga vendet tjera anëtare pranimin e ndryshimeve të propozuara nga Shqipëria dhe Turqia për draft-raportin e Martyt.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *