Home / Sport / Maliqi del prej fjale, nuk vjen në Shkëndijë

Maliqi del prej fjale, nuk vjen në Shkëndijë

Behar Maliqi i cili të martën kishte arritur marrëveshje me drejtuesit e Shkëndijës për bashkëpunim një vjeçar, megjithatë nuk është paraqitur në grumbullimin e ekipit. Sipas nënkryetarit, Idriz Ibishi, Maliqi në moment të fundit i ka njoftuar se nuk mund të bashkohet me ekipin ‘kuqezi’, ndërsa sipas vëllaut të kapitenit të Prishtinës, Mentor Maliqi, problemi qëndron te skuadra nga kryeqyteti kosovar.

Përforcimi i paralajamëruar i Shkëndijës, Behar Maliqi, të mërkurën megjithatë nuk u paraqit në seancën e parë stëvitorë të ‘kuq e zinjëve’. Edhe pse një ditë më parë nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi, konfirmoi se kanë arritur marrëveshje njëvjeçare me kapitenin e Prishtinës, megjithatë ai nuk udhëtoi për në Tetovë. Nga kryesia e Shkëndijës kuptuam se Maliqi në moment të fundit ka njoftuar se nuk mund t’i bashkangjitet skuadrës kampione të vjeshtës, pasi një gjë të tillë nuk lejon skuadra e tij aktuale, Prishtina. Ndërkohë ne arritëm të biem në kontakt me vëllaun e Beharit, Mentor Maliqi, i cili deklaroi se ata kanë arritru me Shkëndijën marëveshje rreth kushteve të Behar-it, mirëpo për realizimin e transferimit, duhet të meren vesh ekipi tetovar dhe ai i Prishtinës.”Mund të konfirmoj se vëllau im arriti marrëveshje me Shkëndijën rreth kushteve që i ofruan për t’iu bashkuar kësaj skuadre. Megjithatë për realizimin e transferimit, duhet të japë dritë jeshile edhe skuadra aktuale e vëllaut tim, Prishtina. Pra mbetet që drejtuesit e Shkëndijës të merren vesh me drejtuesit e Prishtinës, dhe nëse arrijnë akord, atëherë Behari pa problem do t’i bashkangjithej skuadrës tetovare”,-sqaroi vëllau i Beharit, Mentor Maliqi, i cili njëherit është edhe menaxher i tij.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *