Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni: Mbi 18 mijë fëmijë jashtë bankave shkollore

Maqedoni: Mbi 18 mijë fëmijë jashtë bankave shkollore

10 janar-
Megjashi” vlerëson se këto trende po shkojnë drejt rritjes dhe nuk ka ndonjë plan operativ për të ulur numrin e fëmijëve që nuk ndjekin procesin mësimor nga klasa e parë. “Vite me radhë angazhimet e institucioneve përgjegjëse janë vetëm deklarative. Ne kemi bërë rekomandimet, i kemi dhënë shqetësimet tona dhe jemi përkushtuar që fëmijët të mos ngelin në rrugë, por deri përpjekjet kanë qenë vetëm në formë deklarative”, theksojnë nga ambasada “Megjashi”.

Mbi 18 mijë fëmijë në Maqedoni nuk shkojnë në shkollë, edhe pse shkollimi është e drejtë e obliguar me kushtetutë.

Të dhënat janë publikuar nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në botë “Megjashi” me seli në Shkup, e cila thekson se këto shifra janë alarmante dhe se numri më i madh i fëmijëve që nuk ndjekin shkollën janë të komunitetit rom.

“Megjashi” vlerëson se këto trende po shkojnë drejt rritjes dhe nuk ka ndonjë plan operativ për të ulur numrin e fëmijëve që nuk ndjekin procesin mësimor nga klasa e parë. “Vite me radhë angazhimet e institucioneve përgjegjëse janë vetëm deklarative. Ne kemi bërë rekomandimet, i kemi dhënë shqetësimet tona dhe jemi përkushtuar që fëmijët të mos ngelin në rrugë, por deri përpjekjet kanë qenë vetëm në formë deklarative”, theksojnë nga ambasada “Megjashi”.

Ministria e Arsimit ka deklaruar se vazhdimisht ka ndërmarrë masa për të kyçur të gjithë fëmijët në sistemin arsimor. Sipas këtij dikasteri ndër masat e ndërmarra janë projekti për libra falas, projekti për transport falas për nxënësit, projekti që strehim falas si dhe projekti për shkollimin e obliguar të mesëm.

Edhe UNDP kohë më parë ka shprehur shqetësime lidhur me fëmijët që nuk ndjekin procesin mësimor në Maqedoni. Sipas kësaj organizate, 91 për qind e fëmijëve rom fillojë shkollimin fillor nga mosha 7 vjeçare, por ata në moshën 10 vjeçare në të shumtën e rasteve braktisin bankat shkollore.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *