Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia ende pa qëndrim të unifikuar kundër raportit të Marty-it

Maqedonia ende pa qëndrim të unifikuar kundër raportit të Marty-it

17 janar-
Deri më tani nuk arritur ndonjë marrëveshje, por burime nga BDI thonë se, takimet do të vazhdojnë deri sat ë unifikohet i gjithë faktori politik.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar takimet me përfaqësues të partive maqedonase të maxhorancës dhe opozitës për ti harmonizuar qëndrimet rreth raportit të senatorit zviceran, Dick Marty.

Deri më tani nuk arritur ndonjë marrëveshje, por burime nga BDI thonë se, takimet do të vazhdojnë deri sat ë unifikohet i gjithë faktori politik.

Ndërkohë, kjo cështje do të diskutohen edhe në takimin e liderëve të organizuar nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, që do të mbahet më 21 janar.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se, subjekti të cilin e drejton ai, po vazhdon të punoj për harmonizimin e qëndrimeve me grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, për pozicionin që do të mbaj Maqedonia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Ne do të përpiqemi që t’i harmonizojmë qëndrimet me deputetë të grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së, LSDM që të dalim me qëndrime unike në APKE. Sa u takon qëndrimeve të partive politike shqiptare, qëndrimeve të delegatëve shqiptarë, ato dihen, janë unike, por ne përpiqemi i harmonizojmë dhe koordinojmë këto qëndrime edhe me deputetë joshqiptarë” tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *