Home / Lajme / Rajon / Marty ia dorëzon provat EULEX-it

Marty ia dorëzon provat EULEX-it

25 janar-
“Mbledhja e Komitetit të Drejtësisë të Këshillit të Evropës ka filluar me kërkesën e Dick Martyt që komiteti ta autorizojë me qëllim të mundësisë së ofrimit të provave për EULEX-in deri të cilat ka ardhur dhe që i ka publikuar në raportin e tij. Marty ka vënë kusht që dëshmitarët të mbrohet gjatë hetimeve. Pa autorizimin e këtij komiteti, Marty nuk ka pasur mandat për një gjë të tillë, duke pasur parasysh se është raportues pikërisht i këtij komiteti”, ka thënë një burim për gazetën beogradase Blic.

Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty ka marr autorizim në mbledhjen Komitetit për Drejtësi të Këshillit të Evropës që t’ia provat Prokurorisë së EULEX-it për tregtinë me organe njerëzore dhe përfshirjen e kryeministrit në largim Hashim Thaçi gjatë vitit 1999, si pretendon draft-raporti i tij.

Sipas burimeve të gazetës Blic nga Strasburgu, ku të martën filloi sesioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku prezantohet raporti i Martyt, Komitetit të Drejtësisë të Këshillit të Evropës i janë dorëzuar 21 amendamente – katër i ka dorëzuar Dick Marty dhe që të gjithë janë miratuar, ndërsa 17 amendamentet tjera të dorëzuara nga delegacioni i Shqipërisë dhe Turqisë, është miratuar vetëm një, që ka të bëjë më ndryshimin e emërtimit të rezolutës. Nëse para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratohen ky amendament, rezoluta do të quhet: “Hetimi në bazë të pohimeve rreth tregtisë me organe njerëzore”.

“Mbledhja e Komitetit të Drejtësisë të Këshillit të Evropës ka filluar me kërkesën e Dick Martyt që komiteti ta autorizojë me qëllim të mundësisë së ofrimit të provave për EULEX-in deri të cilat ka ardhur dhe që i ka publikuar në raportin e tij. Marty ka vënë kusht që dëshmitarët të mbrohet gjatë hetimeve. Pa autorizimin e këtij komiteti, Marty nuk ka pasur mandat për një gjë të tillë, duke pasur parasysh se është raportues pikërisht i këtij komiteti”, ka thënë një burim për gazetën beogradase Blic.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *