Home / Sport / Mesi kurorëzohet si futbollisti më i mirë i planetit

Mesi kurorëzohet si futbollisti më i mirë i planetit

Lionel Mesi është shpallur fitues i “Topit të Artë 2010”, duke u kurorëzuar kështu si futbollisti më i mirë i planetit.

Ylli argjentinas u vlerësua mbi shokët e tij tek Barcelona, Iniesta dhe Ksavi. Pas marrjes së çmimit në Cyrih, “Pleshti” u shpreh se nuk e priste që të shpallej futbollisti më i mirë për të dytin vit radhazi.

“Është një ditë e veçantë për mua. Nuk e prisja të fitoja sot. Është burim kënaqësie të qënit mes miqsh, dhe për më tepër të fitosh trofeun”, deklaroi futbollisti argjentinas.

Në votimin për futbollistin më të mirë morën pjesë 154 gazetarë dhe 208 kapitenët e përfaqësueseve të futbollit që janë anëtare të FIFA-s. Për Mesin votuan 22, 65 %, për Iniestën 17, 36 % dhe për Ksavin 16, 48 %.

Pjesëmarrësit në votim përcaktuan edhe ekipin më të mirë për vitin 2010, i cili përbëhet si më poshtë: Kasiljas; Pyjol, Pikue, Lusio, Maikon; Iniesta, Ksavi, Shnajder; Ronaldo, Vila, Mesi. Ndërsa si trajneri më i mirë u shpall portugezi Hoze Mourinjo.

Gjithashtu, FIFA përcaktoi edhe golin më të bukur për vitin 2010. Goli i shënuar nga Hamit Altintop në ndeshjen Turqi-Kazakistan është vlerësuar si më i bukuri për vitin që sapo lamë pas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *