Home / Sport / Messi: Nuk kam vjedhur asgjë

Messi: Nuk kam vjedhur asgjë

“Mes lojtarëve të Barcelonës nuk ka zili. Jemi një grup shumë i bashkuar. Nuk jemi shokë ekipi me njëri-tjetrin, por miq shumë të mirë”, deklaroi ylli argjentinas.

Lionel Messi, fitues për herën e dytë radhazi të çmimit Topi i Artë, shprehet se nuk ka arsye për të justifikuar arsyet se pse fitoi këtë çmim dhe se nuk ka zili mes lojtarëve të Barcelonës.

“Nuk kam vjedhur gjë”, theksoi Messi në një intervistë për revistën ‘France Football’.

“Mes lojtarëve të Barcelonës nuk ka zili. Jemi një grup shumë i bashkuar. Nuk jemi shokë ekipi me njëri-tjetrin, por miq shumë të mirë”, deklaroi ylli argjentinas.

Sulmuesi i Barcelonës tregoi se nuk priste të merrte çmimin për shkak se mediat flisnin për spanjollët Iniesta dhe Xavi si favoritë kryesorë.

“Xavi është lojtari më i mirë në botë në pozicionin e tij, ashtu si edhe Iniesta në pozicionin e tij. Më vjen keq vetëm për faktin se në momentin kur dëgjova emrin tim si fitues nuk i përshëndeta, por më zuri paniku dhe po më dridheshin gjunjët”, tha Messi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *