Home / Lajme / Rajon / Meta jep dorëheqje nga postet ministrore

Meta jep dorëheqje nga postet ministrore

14 janar-
“Dhashë dorëheqjen pasi nuk mund të konsiderojë se lënia e imunitetit është i mjaftueshëm për t`u përballur me drejtësinë por është shumë e rëndësishme lënia e detyrave qeveritare për të shkuar në prokurori si qytetarë i lirë” theksoi Meta.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të ekonomisë tregtisë dhe energjetikës.

Lajmi u konfirmua nga Meta në një konferencë me gazetarët, i cili një ditë më parë hoqi dorë edhe nga imuniteti i deputetit, për t`i hapur rrugë hetimit nga prokuroria lidhur me video-materialin ku ai dhe ish-ministri Dritan Prifti po diskutonin lidhur me tenderë të paligjshëm.

Meta theksoi se ky vendim është i parevokueshëm pasi do të paraqitet si qytetarë i lirë para drejtësisë.

“Dhashë dorëheqjen pasi nuk mund të konsiderojë se lënia e imunitetit është i mjaftueshëm për t`u përballur me drejtësinë por është shumë e rëndësishme lënia e detyrave qeveritare për të shkuar në prokurori si qytetarë i lirë” theksoi Meta.

Videomateriali u vlerësua i montuar nga kryetari i LSI-së, që ishte xhiruar nga Prifti.

Në videopamjet e publikuara shihet Meta që urdhëron dhe kërkonte favorizime për tenderë nafte dhe licenca hidrocentralesh ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *