Home / Sport / Mexhit Neziri firmos për dy vite me Shkëndijën

Mexhit Neziri firmos për dy vite me Shkëndijën

“Para disa ditëve firmosa për dy vite me Shkëndijën dhe jam i lumtur për këtë fakt. Njëkohësisht kryesia e klubit ka vendosur që të më mundësojë që të luajë në Dritë me regjistrim të dyfishtë, ndërsa do konkuroj edhe në formacionin e Shkëndijës”, – deklaroi për ‘Koha’-n, Mexhit Neziri.

Mbrojtësi i ri Mexhit Neziri për herë të parë në karierën e tij ka firmosur kontratë profesionale. Ai ditë më parë vëndosi nënshkrim në kontratën dy-vjeçare me Shkëndijën e Tetovës, skuadër në të cilën gjendet prej gjashtë muajsh. Neziri verën e shkuar erdhi te Shkëndija nga rradhët e Dritës, teksa gjeti shumë pak hapsira për të luajtur në taborin e ‘kuqezinjëve’. Megjithatë të bindur në cilësitë e padiskutueshme të tij dhe në faktin se bëhet fjalë për futbollist të rij me prespektivë, drejtuesit e Shkëndijës vendosën të ‘lidhin’ futbollistin, ndërsa më pas t’i japin leje që me regjistrim të dyfishtë të luajë në skuadrën e kategorisë së dytë, Drita nga Bogovina. “Para disa ditëve firmosa për dy vite me Shkëndijën dhe jam i lumtur për këtë fakt. Njëkohësisht kryesia e klubit ka vendosur që të më mundësojë që të luajë në Dritë me regjistrim të dyfishtë, ndërsa do konkuroj edhe në formacionin e Shkëndijës. Ky është lajm i mirë për mua, pasi mendoj se te Drita do gjej kontinuitet në paraqitjet e mia, pasi te Shkëndija konkurenca është e madhe dhe nuk kam shumë hapsira. Gjithsesi unë shpresoj në rastin tim edhe tek trajneri Qatip Osmani”, – deklaroi Mexhit Neziri, i cili rrjedh nga shkolla e futbollit të Teteksit. Ai sqaron se ishte shumë pranë kalimit te Rinia e Gostivarit, por cek se në fund vendosi për Dritën për arsye personale. “Isha shumë pranë kalimit te Rinia, por në moment të fundit vendosa për Dritën. Shkaku është se trajneri i Rinisë kërkonte që unë edhe stërvitjet t’i bëj me këtë skuadër, ndërsa te Drita do zhvilloj vetëm ndeshjet kampionale, teksa do të stërvitem me ekipin e parë të Shkëndijës. Tek Drita do luaj me regjistrim të dyfishtë, ndërsa skuadra e Rinisë kërkonte të më huazojë për periudhë të caktuar. Mua më shumë më konvenon të jem në sytë e trajnerit të Shkëndijës Qatip Osmani, ku shpresoj të konkuroj për formacionin bazë”,-tha Neziri. Mbrojtësi i djathtë, i cili mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes vitin e kaluar kishet sezon të shkëlqyer me skuadrën e Dritës, ku shpreson që me tempo të njëjtë të vazhdojë edhe këtë vit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *