Home / Sport / Mickov:’Shkëndija, ndër klubet më të mëdha në Maqedoni’

Mickov:’Shkëndija, ndër klubet më të mëdha në Maqedoni’

“Për mua është një nder i madh që mora ftesë nga drejtuesit e Shkëndijës për shkak se Shkëndija për mua është një ndër skuadrat më të mëdha në Maqedoni. Unë jam tepër i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe shpresoj se do të dëshmoj se jam zgjedhje e mirë për këtë klub dhe se kryesia nuk ka gabuar që më ka angazhuar në këtë moment”,- deklaroi futbollisti i ri i ‘kuqezinjëve’, Marjan Mickov.

Shkëndija e Tetovës të mërkurën ka bërë plot një javë nga starti i fazës përgatitore para vazhdimit të garave në kampionatin elitar të futbollit të Maqedonisë. Nga tabori i ‘kuqezinjëve’ shprehen të kënaqur nga ajo që kanë realizuar në javën e parë të punës, duke shpresuar që fillimin e pjesës pranverore të kampionatit ta presin të përgatitur. “Sa u përket përgatitjeve sot (e mërkurë) është dita e fundit e javës së parë. Me këtë që kemi realizuar duhet të jemi të kënaqur, pasi nuk kemi patur ndonjë problem, apo lëndim, ndërsa për fatin tonë të mirë dhe koha na është përshtatur shumë. Duke llogaritur këtë që ceka më lartë, javën e parë të përgatitjeve mund ta konsiderojmë të suksesshme”,-tha numri një i pankinës së Shkëndijës, Qatip Osmani, i cili vlerësoi pozitivisht përforcimin e fundit të angazhuar nga kryesia, Marjan Mickovin. “Bëhet fjalë për një futbollist kualitativ, mesfushor i cili me përvojën që ka deri tani si futbollist, do të jetë në ndihmë të Shkëndijës”,-përfundoi Osmani. Ndërkohë për herë të parë si ‘kuqezi’ ka folur edhe Mickov, i cili te Shkëndija vjen nga tabori i Renovës. “Për mua është një nder i madh që mora ftesë nga drejtuesit e Shkëndijës për shkak se Shkëndija për mua është një ndër skuadrat më të mëdha në Maqedoni. Si unë ashtu edhe shumë futbollistë tjerë kanë dëshirë të luajnë për këtë skuadër, ndërsa tani unë e kam atë privilegj që të jem pjesë e Shkëndijës dhe shpresoj se do ta arsyetoj besimin që kanë zyrtarët e kësaj skuadre në mua”,-foli tejet i emocionuar Mickov, i cili në vazhdim premtoi se do japë gjithcka nga vetja për të qenë pjesë e sukseseve të klubit të tij të ri. “Si tifozëve ashtu edhe gjithë atyre që janë pas Shkëndijës u premtoj se do te jem luftarak, do të sakrifikoj deri në maksimum, do jem i disiplinuar, shok i mirë dhe kolegë i mirë, në tentimin për të arritur aspiratat e drejtuesëve”. Ish-kapiteni i Sileksit të Kratovës, i cili vitin e kaluar ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës së Renovës e cila fitoi titullin e kampionit, shton se mezi pret momentin për t’u paraqitur para armatës së tifozëve ‘Ballistët’, për të cilët ndan fjalët më të mira. “Edhe tifozëve të Shkëdijës ‘Ballistëve’, u’a bëj me dije se do kem dëshirë të veçantë që të dëshmohem para tyre. Shumë herë kam luajtur kundër tyre dhe për mua ka qen qef i madh edhe atëherë kur kam luajtur kundër tyre, ndërsa tani kur jam në anën e tyre dëshira është edhe më e madhe. Unë jam tepër i lumtur që jam pjesë e Shkëndijës dhe shpresoj se do të dëshmoj se jam zgjedhje e mirë për këtë klub dhe se kryesia nuk ka gabuar që më ka angazhuar në këtë moment”,-përfundoi aktivizimi i ri i ‘kuqezinjëve’, Marjan Mickov.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *