Home / Sport / Milani thellon epërsinë me pikë

Milani thellon epërsinë me pikë

Milani shënoi fitore me rezultat 1:0 si mysafir në përballje me skuadrën e Cagliarit, në ndeshjen e javës së 18-të të Serie A.

Futbollisti Cassano në mënyrën më të mirë të mundshme ka debutuar në fanellën e Milanit dhe ka asistuar në golin e fitores. Milani shënoi fitore me rezultat 1:0 si mysafir në përballje me skuadrën e Cagliarit, në ndeshjen e javës së 18-të të Serie A. Rossonerët kanë thelluar epërsinë në pesë pikë nga përcjellësi, Lazio. Cassano në minutën e 85-të asistoi për bukuri, kurse Strasser nuk fali rivalin dhe 1:0.

Lazio si udhëtues ka barazuar me rezultat 0:0 me Genoa. Për skuadrën e Lazios është pikë e artë dhe e mban në hap në luftë për titullin e kampionit.

Roma e nisi me rrebesh gola dhe me një fitore të lartë me rezultat 4:2 në takim me Cataninë.

Borriello dhe malazezi Vuqiniq ishin shënues të dyfishtë dhe protagonist të kësaj fitore të rëndësishme. Borriello ka shënuar golat në minutën e 5’ e 47’, ndërsa Vuqiniq 86’ e 90’ dhe për mysafirët realizuan golat Silvestre në minutën e 29-të e Lopez 38’. Roma me tri pikë tw reja renditet në vendin e katërt me 32 pikë dhe futet në valle për titull. Fiorentina kthehet me një pikë, duke luajtur baras 1:1 me Bolognën. Palermo si me lojë po ashtu edhe me rezultat 3:0 ka dërrmuar skuadrën e Sampdorisë, kurse Lecce është mposhtur në shtëpi 1:0 nga Brescia. Udinese shënoi fitore 2:0 ndaj Chievos dhe gradualisht ngjitet nga mesi i tabelës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *