Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Mbrojtjes heq fotot me homologët shqiptar

Ministria e Mbrojtjes heq fotot me homologët shqiptar

15 janar-
Ministria e Mbrojtjes është njëra ndër ministrit ku shqiptarët nuk kanë asnjë lloj niveli të përfaqësimit, ku ministri, zëvendësministri, sekretari shtetëror dhe të gjitha drejtoritë e sektorët kryesor udhëhiqen nga kuadro maqedonase.

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë nuk reflekton frymën e barabarsisë në planin e bashkëpunimit rajonal, duke shfaqur në sipërfaqe një skandal të kësaj natyre.

Skandali rezulton me faqen e internetit dhe fotot kryesore të publikuara të ministrit të këtij dikasteri Zoran Konjanovski, ku mungojnë fotot me homologët e mbrojtjes nga Shqipëria e Kosova, Arben Imami dhe Fatmir Mujota, ndërsa figurojnë të gjitha shtetet tjera të rajonit dhe ato fqinje, informon agjencia e lajmeve INA.

Albumi i fotove i pasqyruar në kreun e ballinës së faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes nis me foton e ministrit Konjanovski me homologun serb Dragan Shutanovac, duke vijuar më pas me fotot e homologëve të tjerë të vendeve fqinje.

Nga Ministria e Mbrojtjes theksojnë për agjencinë e lajmeve INA se nuk ka asnjë tendencë për nxjerrjen e këtyre fotove, por sipas tyre bëhet fjalë për çështje teknike.

Ministria e Mbrojtjes është njëra ndër ministrit ku shqiptarët nuk kanë asnjë lloj niveli të përfaqësimit, ku ministri, zëvendësministri, sekretari shtetëror dhe të gjitha drejtoritë e sektorët kryesor udhëhiqen nga kuadro maqedonase.

Sipas një raporti të nivelit të lartë të përfaqësimit në MM nga 11 këshilltarë shtetëror asnjë nuk është shqiptarë, nga 13 sektorë vetëm një udhëhiqet nga një kuadër shqiptarë, Drejtoria e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe kryeshefat e 9 seksioneve që të gjithë udhëhiqen nga maqedonas. Po ashtu edhe në nivelet e tjera rezulton një numër simbolik i përfaqësimit të kaudrove shqiptare.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *