Home / Lajme / Rajon / Miratohet raporti i Dick Marty-t me vetëm 8 vota kundër

Miratohet raporti i Dick Marty-t me vetëm 8 vota kundër

25 janar-
Nga ana tjetër janë hedhur poshtë 15 amendamentet e propozuara nga delegacioni shqiptar, ndërsa vetëm dy janë miratuar njëri nga aspekti teknik që ka bëjë me përkthimin e një fjalie në memorandum, dhe tjetri ka të bëjë me emërtimin e rezolutës ku në vend të fjalës “Raport” vendoset fjala “Pretendimi”. Me këtë amendament është pajtuar edhe Marty.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me shumicë votash raportin e deputetit zviceran Dick Marty.

Raporti akuzon ish-drejtues të UÇK-së, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës në largim Hashim Thaçi, për përfshirje në krimin e organizuar, përfshirë trafikun e organeve njerëzore.

Për rezolutën kanë votuar 169 deputetë, 8 kanë qenë kundër, dhe 14 të përmbajtur.

Deputetët e KiE miratuan në amendament të Dick Martyt, me të cilët kërkohet që të definohen kompetencat e Eulex-it apo ndonjë gjykate tjetër ndërkombëtare, për t`iu dhënë një mandate për zbatimin e hetimeve.

Nga ana tjetër janë hedhur poshtë 15 amendamentet e propozuara nga delegacioni shqiptar, ndërsa vetëm dy janë miratuar njëri nga aspekti teknik që ka bëjë me përkthimin e një fjalie në memorandum, dhe tjetri ka të bëjë me emërtimin e rezolutës ku në vend të fjalës “Raport” vendoset fjala “Pretendimi”. Me këtë amendament është pajtuar edhe Marty.

Shumica nga eurodeputetët që morën pjesë në debat e mbështetën raportin e Martyt rreth dyshimeve për trafikim organesh në Kosovë nga pjesëtarë të UÇK-së.

Komitetit të Drejtësisë të Këshillit të Evropës i ishin dorëzuar 21 amendamente – katër i kishte dorëzuar Dick Marty dhe që të gjithë ishin miratuar, ndërsa 17 amendamentet tjera i kishin dorëzuar delegacionet e Shqipërisë dhe Turqisë.
Raportuesi i Këshillit të Evropës (KiE), Dick Marty deklaroi pas miratimit të rezolutës se tani është radha e organeve hetuese të bëjnë punën e duhur, por ai ka tërhequr vërejtjen se patjetër duhet të mbrohen dëshmitarët.

“Asambleja Parlamentare e KiE sot nuk është angazhuar për qëllime politike, por për të drejtat e njeriut”, deklaroi Marty në një konferencë me gazetarët.

Ai sqaroi se beson se AP e KiE ka kuptuar se raporti nuk është i drejtuar kundër Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe popullit që jeton atje.

Ai ka bërë të ditur se liderët politik kanë keqpërdorur raportin. Sipas tij, raporti nuk është skandaloz dhe se ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në hetimet dhe gjetjen e dëshmive, ndjekjen e të dhënave dhe emrave të dëshmitarëve, por vetëm në një mënyrë që ata të mos rrezikohen.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *