Home / Lajme / Rajon / Në Tiranë gjendje normale, raportohet pë viktimën e katërt

Në Tiranë gjendje normale, raportohet pë viktimën e katërt

22 janar-

Kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama si fajtorin përgjegjës për demonstratën e dhunshme. Ai theksoi se askush nuk do të mund të marrë pushtetin me dhunë, ndërsa paralajmëroi masa hetimore duke ndëshkuar përgjegjësit e dhunës.

Në Tiranë sot gjendja është normale, pas demonstratës së djeshme që përfundoi me 3 viktima dhe mbi 60 të plagosur gjatë përleshjeve midis demonstruesve dhe policisë.

Siç bëhet e ditur jozyrtarisht, gjatë orëve të natës ndërroi jetë në spital edhe protestuesi i katërt, i cili ishte me plagë të rëndë dhe gjendjen e rënduar shëndetësore.

Prokuroria shqiptare prej mbrëmë ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen duke nxjerrë në terren një grup të specializuar hetimor.

Ekipet e hetuesve janë vendosur pranë kryeministrisë, në spitalin ushtarak dhe komisariatin e Tiranës për të siguruar, evidentuar dhe sekuestruar provat materiale.

Partitë politike nuk kanë ndaluar së akuzuar njëra tjetrën për demonstratën e dhunshme dhe përgjegjësitë për vrasjet e civilëve.

Opozita sot ka shpallur ditë zie për viktimat që humbën jetën, ndërsa ajo paralajmëroi se do të vijojnë protestat pa ndërprerë gjatë ditëve të ardhshme.

Kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama si fajtorin përgjegjës për demonstratën e dhunshme. Ai theksoi se askush nuk do të mund të marrë pushtetin me dhunë, ndërsa paralajmëroi masa hetimore duke ndëshkuar përgjegjësit e dhunës.

Kreu i PS-së, Edi Rama fajësoi qeverinë duke theksuar se masa protestuese u provokua nga organet e rendit. Ai gjithashtu kërkoi një hetim të plotë për gjithë dhunën e ushtruar, duke shprehur keqardhje për viktimat.

Deputeti i PS-së, Kastriot Islami ka deklaruar mbrëmë për “Ora News” se PS duhet të distancohet nga dhuna dhe demonstruesit e dhunshëm, pasi që sipas tij, përgjegjësia do të bie mbi këtë parti.

Duke e cilësuar se e gjithë kjo situatë kaotike çon në dëmtim të imazhit të vendit, Islami tha më tej se mospjesëmarrja e tij në demonstratë kishte të bënte me kaosin e krijuar.

Lidhur me demonstratën e dhunshme reaguan SHBA, BE, OSBE, Këshilli i Evropës dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë.

“Na vjen keq që demonstrata nuk ishte paqësore dhe që nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi që u bënë përpara protestës”, ka theksuar zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit P J Crowley.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Katherine Ashton dhe komisionari për zgjerim, Shtefan Fule dënuan ashpër vrasjet dhe dhunën gjatë demonstratës së djeshme, duke kërkuar përgjegjësi nga të gjitha palët për uljen e tensioneve.

Amnesty International ka kërkuar hetime të plota lidhur me vrasjet e demonstruesve

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *