Home / Lajme / Maqedoni / Nga 120 deputetët e Maqedonisë, vetëm 13-të të rregullt

Nga 120 deputetët e Maqedonisë, vetëm 13-të të rregullt

20 janar-
Midis deputetëve me më shumë mungesa të arsyeshme në të njejtën periudhë, sipas Raportit të rregullt të Parlamentit të titulluar “Deputeti im”, janë edhe deputetët Imer Selmani (66), Ali Ahmeti (65), Fazli Veliu (64) dhe Fiat Canovski (61). Numër më të madh të pyetjeve të deputetëve në seancat plenare në Kuvend nga korriku deri në dhjetor të vitit të kaluar ka parashtruar Goran Sugarevski nga LSDM-ja, pastaj kolegët e tij Marjanço Nikollov, Jani Makraduli, Mende Dinevski, Vesna Bendevska, si dhe Tito Petkovski nga PRSD-ja.

Grupi i deputetëve të PDSH-së dhe deputeti Besim Dogani nuk kanë qenë në asnjë seancë plenare të Kuvendit në periudhën korrik – dhjetor të vitit 2010. Deputetët e PDSH-së të cilët e bojkojtojnë punën e Kuvendit, megjithatë, e kanë arsyetuar mungesën e tyre dhe rregullisht kanë marrë rroga.

Midis deputetëve me më shumë mungesa të arsyeshme në të njejtën periudhë, sipas Raportit të rregullt të Parlamentit të titulluar “Deputeti im”, janë edhe deputetët Imer Selmani (66), Ali Ahmeti (65), Fazli Veliu (64) dhe Fiat Canovski (61). Numër më të madh të pyetjeve të deputetëve në seancat plenare në Kuvend nga korriku deri në dhjetor të vitit të kaluar ka parashtruar Goran Sugarevski nga LSDM-ja, pastaj kolegët e tij Marjanço Nikollov, Jani Makraduli, Mende Dinevski, Vesna Bendevska, si dhe Tito Petkovski nga PRSD-ja.

Numër më të madh të propozim-ligjeve në të njejtën periudhë kanë dorëzuar Ilija Kitanovski nga VMRO-DPMNE-ja dhe Tahir Hani nga BDI-ja, nga tre. Më së shumti amandamente ka parashtruar Flora Kadriu nga Demokracia e Re dhe kolegët e saj të grupit të deputetëve, si dhe Marjanço Nikollov, Nikolla Gjurçiev dhe Cvetanka Ivanova nga LSDM-ja.

Nikollov dhe Makraduli janë paraqitur më së shumti për diskutime në seancat plenare, ndërsa numër më të madh të replikave përveç Makradulit kanë pasur edhe Bendevska, Ivanova dhe Buçkovski. Nga VMRO-DPMNE-ja më së shumti replika kanë pasur Cvetko Grozdanov dhe Ilija Dimovski. Më së shumti, madje, intervenime procedurale kanë pasur koordinatorja e grupit të deputetëve të LSDM-së Ivanova, zëvendësi i saj Nikollov, si dhe koordinatorja e VMRO-DPMNE-së Silvana Boneva dhe zëvendësit e saj Aleksandar Spasenovski dhe Ilija Kitanovski.

Në periudhën prej korrikut deri në dhjetor të vitit 2010 në seancat plenare nuk kanë diskutuar gjithsej 31 prej 120 deputetëve.

Në trupat punues, gjegjësisht komisionet nuk kanë diskutuar 19 deputetë. Më së shumti diskutime në seancat e trupave puues kanë pasur Sllavica Gërkovska dhe Cvetanka Ivanova nga LSDM-ja, Violeta Taseva dhe Petar Pop Arsov nga VMRO-DPMNE-ja.

Lista prej 13 deputetë të cilët nuk kanë munguar në seancat plenare të Kuvendit të mbajtura në periudhën korrik – dhjetor të citit 2010 e kryesoi kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski, ndërsa pas tij në këtë listë pasojnë Stojçe Kërstevski, Risto Panov, Sonja Cvetkovska, Jagotka Ivanovska, Marjanço Kolevski, Vanço Grozdanov, Mile Pamçevski, Olivera Trajanova, Cvetko Grozdanov, Zhivko Pejkovski, Tahir Hani dhe Darko Dimitrievski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *