Home / Lajme / Rajon / Një i vrarë dhe dy të plagosur në Malishevë

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Malishevë

2 janar-
Sipas policisë, shtatë persona janë arrestuar, ndërsa i teti është duke u kërkuar. Policia nuk bën të ditur identitetin e të vrarit dhe dy të plagosurve

Në orët e vona të së shtunës, në restorantin Kështjella, që gjendet afër Malishevës, është vrarë një person dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një përleshje të armatosur.
Të plagosurit janë duke u kuruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga plagët e mara gjatë përleshjes.

Sipas policisë, shtatë persona janë arrestuar, ndërsa i teti është duke u kërkuar. Policia nuk bën të ditur identitetin e të vrarit dhe dy të plagosurve.

Tash për tash, policia nuk i di motivet e kësaj përleshjeje që përfundoi me gjakderdhje. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *