Home / Lajme / Maqedoni / Nuk i dha drogë, e shpërtheu me thikë

Nuk i dha drogë, e shpërtheu me thikë

9 janar-
Sipas të dhënave, incidenti ka ndodhur kur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, sulmuesi 7 vjet më i ri ka shkuar në shtëpinë e 36 vjeçarit dhe i ka kërkuar atij të holla dhe lëndë narkotike.

Një 36 vjeçar nga Tetova është therur me thikë në shtëpinë e tij, si pasojë e një zënke me një bashkëqytetar të tij, informon Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas të dhënave, incidenti ka ndodhur kur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, sulmuesi 7 vjet më i ri ka shkuar në shtëpinë e 36 vjeçarit dhe i ka kërkuar atij të holla dhe lëndë narkotike.

Ky i fundit ka refuzuar atë, me ç’rast ka vijuar një zënkë verbale, e cila ka kulmuar me sulmin me thikë nga ana e 29 vjeçarit.

Pas veprës së bërë, sulmuesi ka ikur në drejtim të panjohur, ndërsa i plagosuri është dërguar për kurim në Qendrën spitalore në Tetovë. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *