Home / Sport / Nuri Seferi sportisti shqiptar i vitit në Maqedoni

Nuri Seferi sportisti shqiptar i vitit në Maqedoni

Boksieri gostivaras Nuri Seferi është shpallur sportisti shqiptar më i mirë i vitit 2010 në Maqedoni. Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me komunat e tjera shqiptare të Republikës së Maqedonisë, Klubin e Ateltikës Studenti dhe gazetarët shqiptar të sportit zgjodhën leureatët e sportit për vitin 2010, në një manifestim kulturo-sportiv të organizuar për herë të parë në Tetovë. Karateistja Drenushe Merko fitoi cmimin sportistja e vitit, ndërsa Renova dhe Shkëndija ndanë epitetin e skuadrës më të suksesshme shqiptare në Maqedoni.

Pas një kohe më të gjatë, shqiptarët kanë zgjedhur sportistët më të suksesshëm për vitin 2010. Ndoshta të ndikuar nga diskriminimi që u bëhet shqiptarëve në manifestimet e ndryshme, si Oskari Sportiv që organizohet nga Qeveria e Maqedonisë dhe Agjenica për Rini dhe Sport dhe nga shpallja e më të mirëve nga ana e FFM-së, Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me komunat e tjera në Maqedoni, Klubin e Atletikës Studenit dhe gazetarët e sportit në vend, për herë të parë organizoi shpalljen e leuratëve për vitin që lëmë pas. Dhe në këtë manifestim me plotë meritë cmimi i sportisitit më të mirë shqipatër në Maqedoni për vitin 2010, i takoi boksierit Nuri Seferi. ‘Tajsoni shqiptar’ nga fshati Koritë e Gosivarit, në 26 qershor të 2010 për herë të parë në karierë fitoi titullin kampion Europian në versionin ËBO për Europë, ndërsa më 27 Nëntor në Gostivar arriti të mbrojë të njëjtin titull, pasi mundi me pikë boksierin nga Kenia, Dagglas Otieno.
“Është një kënaqësi e madhe për mua që më ndahet ky cmim. Të them të drejtën kam fituar shumë mece, kam fituar shumë medalje, cmime dhe mirënjohje të ndryshme, por sonte marr një dhuratë aq speciale, sa që s’do e haroj kurrë në jetën time. Të të cmojë populli yt, është kënaqësi e madhe, prandaj unë detyrohem të falemenderoj organizatorët e këtij manifestimi të mrekullueshëm, dhe gjithë ata që votuan që unë të jem sportist i vit në Maqedoni për vitin 2010. Dhashtë Zoti që në shqiptarët të ecim vetëm përpara”, – deklaroi Nuri Seferi, pasi u shpall leureat i 2010 në Maqedoni. Seferi në konkurencë për sportist të vitit kishte Fehran Hasanin (futbollist), Drilon Lleshi (lundrim), Nebi Mustafi (futbollist), Dardan Dehari (skiator), Vullnet Emini (futboll), Agon Saiti (ping pong), Shëndrit Deari (tennis), Lulzim Vranezi (mundje), Ferit Agushi (futssall) dhe Resul Kapllani (karateist).
Në mesin e femrave, sportistja më e mirë në vend u shpall karatesitja Drenushe Merko, e cila është fituese medaljes së bronzit në Lojërat Mesdhetare në Kushadasi të Turqisë, fituese e medaljes së bronzit në kampionatin Ballkanik në Greqi, vendi i tretë në kampionatin Mbarëkombëtar në Prishtinë, vendi i parë në turneun ndërkombëtarë “Struga Open 2010”, fituese e vendit të parë në turneun ndërkombëtar “Kupa e Gostivarit 2010” dhe fituese në turneun ndërkombëtar “Kërçova Open 2010” si dhe pjesëmarrëse në Kampionatin botëror në Beograd. Ajo me meritë ishte më e mira në konkurencë të të nominuarave: Mirdita Alimi (hendboll), Valbona Selimi (atletikë), Rejhan Idrizi (karate), Vjollca Abdurrahmani (atletikë), Drita Islami (atletikë), Edita Vinca (basketboll), Gentiana Roçi (futboll), Sermedije Latifi (atletikë) dhe Besa Lleshi (karate). Ndërkohë kampioni i dyfishtë Europian në Karate, Berat Jakupi u shpall sportisti më i mirë i ri, duke fituar në këtë konkurencë të nominuarit: Valmir Nafiu (futboll), Eldin Rustemi (volejboll), Florida Xhemaili (atletikë), Niagara Xhemaili (atletikë), Shaban Sela (atletikë), Brilend Çutra (lundrim), Fisnik Dura (mundje), Kushtrim Abdullahi (futboll) dhe Vjosar Cara (karate). Në mesin e trajnerëve u numinuan Qatip Osmani (futboll), Durim Luma (volejboll), Rrahman Alija (atletikë), Alim Hajredini (karate), Sedat Baftiari (mundje) dhe Arlind Huseini (karate). Të gjithë këto trajnerë në 2010 kishin suksese të lakmueshme, mirëpo titulli kampion Europian në kaate i fituar në Izmir të Turqisë nga Berat Jakupi, trajnerit të tij Arlind Huseini i solli cmimin ‘trajneri më i suksesshëm për vitin 2010’. Epitetin e skuadrës më të suksesshme për vitin 2010 e ndanë Renova dhe Shkëndija,me atë që ‘kuq e zinjtë’ u përgëzuan edhe për titullin e kampionit shtetëror në kategori të juniroëve. Në këtë konkurencë të klubeve u nominuan edhe Klubi i Lundrimit “Radika” – Dibër, Klubi Volejbollit Shkëndija – Tetovë, Klubi Futbollit të Vogël “Shkëndija-Futsall”- Tetovë, Klubi Karatesë Forca – Shkup, Klubi Boksit “Sindi” – Strugë, Klubi Çiklist “Teuta” – Kumanovë, Klubi Atletikës “Liria ” – Saraj dhe Klubi Basketbollit “Liria” – Shkup.
Ata të cilët përkrahin zhvillimin e sportit materialisht, pra sponsorët dhe puntorët sportiv më të suksesshëm për 2010, u shpërblyen me mirënjohje Shefki Idrizi, Nuriman Shaqiri, Urim Lleshi dhe mjeku Dr. Habil Bexheti.
Organizatorët e manifestimit ndanë mirënjohje speciale për legjendat e sportit, veteranët të cilë me rezultatet e tyre në të kaluarën afirmuan vendin në sfera europiane dhe botërore si Shaban Tërstena, Shaban Sejdiu, Azis Saliu, Enver Idrizi dhe Refik Jaja. Ndërkohë mirënjohje për doajen të sportit dhe edukimit morën Mentas Allajbegu dhe Miftar Zyberi. Gjyqtarët më të mirë të cilët janë dëshmuar me ndarjen e drejtësisë në sportet e ndryshme u shpallën Nuredin Misimi (karate), Isa Emurli (futboll), Vjollca Izeiri (futboll), Zejnel Bunarçiu (futboll) dhe Arben Jonuzi (kik boks).
Organizatorët e manifestimit ishin të kujdesshëm edhe për sportistët e dalluar në shkollat fillore dhe ato të mesme dhe në këtë drejtim mirënjohje u ndanë për Yllza Ajrulin – sh.f. Liria dhe Krenar Huseinin – sh.f. Istikball si sportistë të dalluar të shkollave fillore, nga shkollat e mesme u shpërblyen Florian Qazimi dhe Meral Hodai, ndërsa mirënjohje u ndanë edhe për pedagogët e edukimit fizik Fatmir Memeti- Sh.A.M. ‘Kirili Pejcinoviq’ dhe Bekim Hoxha nga Sh.F. Liria.
Ndërkohë mirënjohje u ndanë edhe për mediumet dhe gazetarët e sporit që kanë kontribur më së shumti në promovimin e sportit shqiptar. Organizatorët u shprehën të kënaqur me rrjedhën e manifestimit, duke shpresuar se në të ardhmen i njëjti do të jetë në nivel edhe më të lartë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *