Home / Lajme / Maqedoni / Osmani shihet si alternativë politike nga diplomatët perëndimor

Osmani shihet si alternativë politike nga diplomatët perëndimor

20 janar-
“Shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për një subjekt të mirëfilltë politik me oferta konkrete zhvillimore dhe larg përçarjeve dhe betejave të errëta për pushtet. Në këtë periudhë nuk nevojiten akuza dhe luftë e ashpër dosjesh, patriotësh dhe spiunësh. Kjo është humbje kohe. Shqiptarët duhet të fokusohen në punë, rezultate dhe kuadro të mirëfillta profesionale që dijnë të udhëheqin institucionet”, një diplomatë perëndimor në Shkup, duke ngelur në kushte anonimiteti.

Diplomatë perëndimor në Maqedoni e shohin si alternativë të fuqishme daljen e Rufi Osmanit në skenën politike shqiptare në Maqedoni.

Kryetari aktual i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani dhe përkrahës të tij po zhvillojnë takime dhe konsulta në terren lidhur me formimin e subjektit të ri politik shqiptar.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, Osmani ka zhvilluar takime intensive me diplomatë dhe ekspertë ndërkombëtarë për t`u këshilluar lidhur me daljen në skenë të subjektit të ri politik shqiptar në Maqedoni.

“Shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për një subjekt të mirëfilltë politik me oferta konkrete zhvillimore dhe larg përçarjeve dhe betejave të errëta për pushtet. Në këtë periudhë nuk nevojiten akuza dhe luftë e ashpër dosjesh, patriotësh dhe spiunësh. Kjo është humbje kohe. Shqiptarët duhet të fokusohen në punë, rezultate dhe kuadro të mirëfillta profesionale që dijnë të udhëheqin institucionet”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, një diplomatë perëndimor në Shkup, duke ngelur në kushte anonimiteti.

Rufi Osmani është një nga politikanët e preferuar në Maqedoni, i njohur si ish-deputet i Parlamentit të Maqedonisë nga radhët e PDSH-së, kryetar i komunës së Gostivarit që u burgos dhe u dënua me burg në vitin 1997, për shkak të refuzimit për të hequr flamurin kombëtar nga komuna e Gostivarit. Rikthimi i tij në politik pasoi me fitoren për kryetar të komunës së Gostivarit në zgjedhjet e vitit 2009, ku sfidoi partinë shqiptare në pushtet BDI. (INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *