Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: Shteti na trajton sikur ta kemi njerkë

Osmani: Shteti na trajton sikur ta kemi njerkë

4 janar-
“E vetmja mënyrë që ne të dalim nga ky qorrsokak është partneriteti me organizmat ndërkombëtare joqeveritare dhe financiare, si dhe partneriteti me njëri-tjetrin, respektivisht të zgjedhurit dhe qytetarët. Këtë partneritet unë e kam menaxhuar me shumë sukses dhe vitet që i kemi para, do të jenë vitet që ne do të dalim me rezultate shumë më të mëdha nga ato që i kemi folur deri më sot”, deklaroi Osmani

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë të varfër dhe se shteti ka një trajtim të njerkës.

Ai këtë e deklaroi në një takim me qytetarët lidhur me prezantimin e rezultateve të deritanishme me udhëheqjen e komunës së Gostivarit.

“Ua them këtë sepse duhet ta pranojmë se jemi popull i varfër dhe kemi shtet që na trajton si me e pasur njerkë. E vetmja mënyrë që ne të dalim nga ky qorrsokak është partneriteti me organizmat ndërkombëtare joqeveritare dhe financiare, si dhe partneriteti me njëri-tjetrin, respektivisht të zgjedhurit dhe qytetarët. Këtë partneritet unë e kam menaxhuar me shumë sukses dhe vitet që i kemi para, do të jenë vitet që ne do të dalim me rezultate shumë më të mëdha nga ato që i kemi folur deri më sot”, deklaroi Osmani.

Ai përmendi disa projekte që janë realizuar nga donacionet ndërkombëtare, të cilat e kanë vlerësuar menaxhimin me sukses të qeverisjes komunale në Gostivar.

Në këtë takim me banorët e Forinës së Gostivarit, Osmani njoftoi në detaje banorët lidhur me legalizimet, problemet dhe nevojat në arsim, projektet infrastrukturore dhe çështje të tjera. Kryetari i Gostivarit, Rufi Osmani së shpejti pritet të publikojë subjektin e ri politik që është në proces të formimit të tij.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *