Home / Lajme / Maqedoni / Papunësia, problem shqetësues në Maqedoni

Papunësia, problem shqetësues në Maqedoni

20 janar-
Sipas Gallup, vendet tjera ballkanike, përjashtuar Kosovën, edhe përskaj krizës ekonomike globale, më mirë janë ballafaquar me fenomenin e papunësisë.

Sa i përket fenomenit të papunësisë, Maqedonia nuk dallon aspak nga shtetet me demokraci dhe ekonomi të brishtë si: Armenia, El Salvadori, Iraku, Republika Dominikane, Mongolia etj.

Kështu bën të ditur raporti i fundit i organizatës “Gallup”, i cili për nga shkalla e papunësisë, Maqedoninë e barazon me disa vende të botës së tretë.

Sipas Gallup, vendet tjera ballkanike, përjashtuar Kosovën, edhe përskaj krizës ekonomike globale, më mirë janë ballafaquar me fenomenin e papunësisë.

Ekspertët e ekonomisë, rritjen e papunësisë dhe ngecjen e zhvillimit ekonomik e shohin tek politikat e gabuara të qeverisë.

Sipas të dhënave zyrtare mbi 30 për qind popullatës në vend janë të papunë. Kjo do të thotë se çdo i treti banorë i Republikës së Maqedonisë jeton në varfëri të thellë

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *