Home / Lajme / Maqedoni / Paralajmërohen 600 punësime të reja

Paralajmërohen 600 punësime të reja

19 janar-
“Sipas këtij programi që dje mori dritë jeshile në qeverinë e Maqedonisë parashihen që për këtë vit të realizohen afër 600 punësime të reja. Me buxhetin e vitit 2011 ka ndalesë për punësime tjera ndërsa jo për punësime që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit ose janë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në të gjitha institucionet shtetërore” tha Muhamet Hoxha zëdhënës i Qeverisë.

Qeveria mbrëmë ka miratuar programin e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit për 600 punësime të reja për këtë vit. Nga Qeveria këtë vendim e arsyetojnë me mos përmbushjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike nëpër institucionet shtetërore.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë Muhamet Hoxha, këto 600 nëpunës nuk do të pësojnë fatin e njëjtë të atyre që kanë vendime e që akoma nuk janë të sistematizuar në institucionet shtetërore.

“Sipas këtij programi që dje mori dritë jeshile në qeverinë e Maqedonisë parashihen që për këtë vit të realizohen afër 600 punësime të reja. Me buxhetin e vitit 2011 ka ndalesë për punësime tjera ndërsa jo për punësime që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit ose janë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në të gjitha institucionet shtetërore” tha Muhamet Hoxha zëdhënës i Qeverisë.

Për zbatimin e këtij programi, Qeveria ka angazhuar sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së e Ohrit si dhe ka obliguar organet shtetërore që të bashkëpunojnë me sekretariatin për realizmin me sukses të këtij programi i cili parasheh përmirësimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike. Deri në fund të javës pritet edhe ndarja e 200 vendimeve për bashkësitë tjera etnike që jetojnë në Maqedoni me përjashtim të shqiptarëve.

Qeveria në seancën e fundit ka miratuar edhe programin për mbështetjen e projekteve të Organizatave Joqeveritare që janë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, përmirësojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe përforcojnë bashkëpunimin mes qeverisë dhe sektorit joqeveritar. Ky program realizohet për herë të dytë ndërsa kap vlerën prej më shumë se 10 milion denarë.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *