Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti nxjerrë bilancin e dëmeve nga protestat

Parlamenti nxjerrë bilancin e dëmeve nga protestat

19 janar-
Kultivuesit e duhanit dje protestuan para Parlamentit, derisa deputetët po diskutonin në një seancë të posaçme problemet e duhanprodhuesve dhe pakënaqësitë rreth shitjes së duhanit. Protestuesit në pakënaqësi nga rezultati i seancës kanë tentuar të çajnë kordonet policore dhe të ndërhyjnë në brendi të institucionit legjislativ. Mirëpo, një pjesë e turmës të revoltuar kanë sulmuar me gurë dhe gjësende të forta godinën e Parlamentit.

Parlamenti i Maqedonisë sot bëri të ditur bilancin e dëmeve nga protestat e djeshme të kultivuesve të duhanit, me ç`rast janë demoluar pjesë të jashtme të godinës.

Në një njoftim të Parlamentit theksohet se janë regjistruar një sërë dëmesh në godinën e Parlamentit, si pasojë siç thuhet “ të sjelljes agresive të protestuesve”.

Sipas raportit të përpiluar janë thyer 21 xhama të dritareve, dëme tjera materiale, janë bërë dëme në tre zyra të brendshme si dhe është dëmtuar fasada e godinës.

Kultivuesit e duhanit dje protestuan para Parlamentit, derisa deputetët po diskutonin në një seancë të posaçme problemet e duhanprodhuesve dhe pakënaqësitë rreth shitjes së duhanit. Protestuesit në pakënaqësi nga rezultati i seancës kanë tentuar të çajnë kordonet policore dhe të ndërhyjnë në brendi të institucionit legjislativ. Mirëpo, një pjesë e turmës të revoltuar kanë sulmuar me gurë dhe gjësende të forta godinën e Parlamentit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *