Home / Lajme / Maqedoni / Partitë politike acarrojnë marrëdhëniet ndëretnike

Partitë politike acarrojnë marrëdhëniet ndëretnike

21 janar-
Nga të dhënat të cilët i morrëm, në pyetjen se si i vlerësojnë marrëdhëniet ndëretnike, shumica e të anketuarve i kanë vlerësuar të mira, megjithatë kur të dhënat janë analizuar është bërë statistikë, ku tregohet se në nivel të komunës marrëdhëniet ndëretnike janë më të mira se në nivel të shtetit.

Urim Hasipi
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk kanë aspak besim në institucionet e vendit, kjo sidomos në parlamentin e Maqedonisë dhe gjyqësinë. Pasojë e tërë këtij mosbesimi, sipas Elena Ristovska, përfaqësuese e shoqatës “Vlerat e përbashkëta”, janë partitë politike që i bëjnë këto përçarrje.

Këto të dhëna janë publikuar pas analizës së fundit të realizuar nga fondacioni “Metamorfozis” më mbi njëmijë të intervistuar në disa pyetje.

Nga të dhënat të cilët i morrëm, në pyetjen se si i vlerësojnë marrëdhëniet ndëretnike, shumica e të anketuarve i kanë vlerësuar të mira, megjithatë kur të dhënat janë analizuar është bërë statistikë, ku tregohet se në nivel të komunës marrëdhëniet ndëretnike janë më të mira se në nivel të shtetit.

Më pas qytetarët janë pyetur se sa u besojnë institucioneve politike, dhe hulumtimet tona tregojnë se qytetarët nuk kanë ndonjë besueshmëri të madhe tek këta institucione, ndërsa shumica janë shprehur se partitë politike kanë ndikim negativ tek marrëdhëniet ndëretnike. Qytetarët poashtu kanë shprehur një mosbesim ndaj punës së parlamentit, dhe partive politike, pastaj renditet kryetari i shtetit, por edhe mediumet”, tha Elena Ristovska nga OJQ “Vlerat e Përbashkëta”.

Ajo më tej tha se poahstu qytetarët janë pyetur edhe sa i përket bashkëpunimit dhe shoqërimit me komunitetet tjera. “Rezultatet tregojnë se shqiptarët më shumë dëshirojnë të bashkëpunojnë dhe shoqërohen me shqiptarët, dhe maqedonasit me maqedonasit.Shumica janë përgjigjur se i njohin traditat dhe zakonet e njëri tjetrit”, thotë ajo.

Sipas saj, qytetarët janë pyetur, se a janë përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike gjatë vitit të kaluar, qytetarët janë shprehur se nuk janë ndryshuar, por vlerësimi i përgjithshëm është se këto marrëdhënie janë të mira në një shkallë të caktuar, dhe nga analizat parashihet që këto marrëdhënie të përmirësohen në të ardhmen.

Marrëdhëniet ndëretnike në komunën e Tetovës, nuk ajnë edhe aq keq, shprehet Esfije Murtezani, kshilltare në Komunën e Tetovës.

“Shoqata Vlerat e përbaskëta ka bërë një analizë me qytetarët e Maqedonisë, ku ata janë pyetur se çfarë mendimi kanë për marrëdhëniet ndëretnike. Ajo analizë është bërë në nivel të Maqedonisë, të cilëve u janë parashtruar pyetje, ndërsa anketuesit kanë qenë të ndarë sipas gjinisë, arsimimit, sipas përkatësisë etnike, cilit rregjion i takojnë etj

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *