Home / Lajme / Maqedoni / PDSH akuzon Fatmir Besimin për nepotizëm

PDSH akuzon Fatmir Besimin për nepotizëm

13 janar-
“Po ua tregojmë skemën e nepotizmit të familjes së ministrit Fatmir Besimi.Fatmir Besimi, ministër i ekonomisë, Bashkim Besimi këshilli gjyqësor republikan axha i Fatmir Besimit, Islam Besimi udhëheqës i pomnologjisë babai i Fatmir Besimit, Florim Besimi drejtor i Spitalit vëllau i Fatmir Besimit, Qatip Besimi drejtor i Kryqit te Kuq axha i Fatmir Besimit, Blerim Besimi i punësuar në Gjyqin e Tetovës djali i axhës së Fatmir Besimit. Kjo është një dukuri për funksionarët e BDI-së, prandaj edhe ky nuk është përjashtim, çdo funksionarë i BDI-së e ka këtë skemë, pasiqë ata përkujdesen vetëm për familjarët e tyre, e jo për të drejtat e shqiptarëve”, deklaroi Durim Luma, gjatë një pres konference me gazetarë të enjten në Tetovë, në selinë e PDSH-së.

Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar ministrin e ekonomisë Fatmir Besimi, për nepozitëm. Sipas partisë shqiptare në opozitë, së fundi një rast i këtillë është emërimi i vëllaut të Ministrit Besimi, Florin Besimi si drejtor i spitalit klinik të Tetovës. Durim Luma, anëtar i degës së PDSH-së në Tetovë, tha se gjatë qeverisjes së PDSH-së, spitali i Tetovës, u shndërua në Spital klinik, ndërsa kjo qeveri, VMRO-DPMNE, pasi shkatërroi të gjitha institucionet që me mund i ndërtoi PDSH-ja, tash iu vërsul edhe Spitalit Klinik të Tetovës.

“Po ua tregojmë skemën e nepotizmit të familjes së ministrit Fatmir Besimi.Fatmir Besimi, ministër i ekonomisë, Bashkim Besimi këshilli gjyqësor republikan axha i Fatmir Besimit, Islam Besimi udhëheqës i pomnologjisë babai i Fatmir Besimit, Florim Besimi drejtor i Spitalit vëllau i Fatmir Besimit, Qatip Besimi drejtor i Kryqit te Kuq axha i Fatmir Besimit, Blerim Besimi i punësuar në Gjyqin e Tetovës djali i axhës së Fatmir Besimit. Kjo është një dukuri për funksionarët e BDI-së, prandaj edhe ky nuk është përjashtim, çdo funksionarë i BDI-së e ka këtë skemë, pasiqë ata përkujdesen vetëm për familjarët e tyre, e jo për të drejtat e shqiptarëve”, deklaroi Durim Luma, gjatë një pres konference me gazetarë të enjten në Tetovë, në selinë e PDSH-së.

Në këtë pres konferencë PDSH-ja ka akuzuar BDI-në edhe për menaxhimin në Kodrën e Diellit. Luma më tej tha se që tetovarët dita-ditës po i ndjejnë pasojat nga kjo qeveri VMRO-BDI, vërtetohet edhe me diskriminimin ekonomik dhe social, që ju bëhet banorëve të malësisë së Sharrit të cilët mbijetesë të vetme e kanë Kodrën e Diellit.
“Ky koalicion lëre se emroi drejtor maqedonas në këtë qendër rekreativo-sportive, por edhe e përbuzi gjuhën shqipe, duke e riemëruar Kodrën e Diellit në “Popova Shapka” dhe të gjitha mbishkrimet vetëm në gjuhën maqedonase.

Në kohën kur PDSH-ja ishte në qeveri, në Kodrën e Diellit, gjatë sezonit dimëror punësoheshin më shumë se 100 persona sezonal, të gjithë shqiptarë, ndërsa sot BDI as që interesohet për punësimet sezonale, duke ia lënë këtë në dorë drejtorit maqedonas, i cili kuptohet punëson vetëm maqedonas.

Në fund të kësaj pres konference Durim Luma tha se vendosja e flamurit gjigant maqedonas në këtë qendër rekreativo-sportive dhe jehona e muzikës serbe, mbishkrimet vetëm në gjuhën maqedonase, si dhe beneficionet e ndryshme të maqedonasve, është skenar mirë i përgatitur për largimin e mysafirëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova.

BDI demanton se behet fjalë për nepotizëm

Pas pres konferencës së PDSH-së, ku u akuzua për nepotizëm ministri i ekonomise fatmir Besimi, ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim. Në një reagim të kësaj partie thuhet se si mund te jetë nepotizëm angazhimi profesional i anëtarëve të familjes të ministrit Besimi në institucione që nuk kanë lidhje me politikën dhe në këto detyra janë në një periudhe deri më 30 vjeçare: Doktor Islam Besimi, në spital të Tetoves, në detyra udhëheqëse është mbi 30 vite, Qatip Besimi, udhëheqës në Kryqin e Kuq të Tetoves është mbi 20 vite, Blerim Besimi është punesuar në konkurs të rregullt dhe transparent, Bashkim Besimi është zgjedhur në procedur të ligjëshme të parlamentit, ndërsa Florin Besimi është ushtrues detyre.

Në asnjerën nga këto vende pune nuk ka mundesi institucionale dhe ligjore të ketë ndikim Ministria e Ekonomise, gjegjësisht ministri Fatmir Besimi. Për këtë, konsiderojme se në vend ekzistojne insitucione kompetente që konstatojnë nepotizëm. Ndërsa, PDSH-së i sygjerojmë të dalin për debat me oferta konkrete programore ekonomike dhe politike dhe të nderpresin avazin e gënjeshtrave dhe shantazheve të pabaza ndaj funksionarëve të BDI-së.Në vazhdim ju njoftojme për një genjeshtër të rradhës së PDSH-së lidhur me zonën e lirë ekonomike në Tetovë e cila realisht u themelua në vitin.2010 dhe jo me parë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *