Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Funksionarët e BDI-së, argatë të Gruevskit

PDSH: Funksionarët e BDI-së, argatë të Gruevskit

26 janar-
“A duhet më shumë fjalë se kjo gjendje e mjerueshme që i kanë sjellë shqiptarët këta njerëz të shantazhuar ne forma dhe mënyra te ndryshme, kur veprat flasin vete. Shqiptarët janë duke parë se cka jeni duke bërë… Callemin dhe arrogancën që jeni duke e manifestuar kundrejt shqiptarëve, së shpejti do t’ju hakmerret”, theksoi zëdhënësja e PDSH-së.

Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore është më tepër se i mjerueshme, kurse në pozicionet udhëheqëse ai më merr përmasa alarmante.

Zëdhënësja e PDSH-së, Rudina Shaqiri në një konferencë për shtyp të mërkurën prezantoi pasqyrën reale mbi stafin udhëheqës të Drejtorisë doganore.

Ja skema e ofruar nga PDSH:

• Nga tre këshilltarë të drejtorit- të tre janë maqedonas – asnjë shqiptar;

• Shtatë udhëheqës të sektorëve janë maqedonas – asnjë shqiptar;

• Prej 30 seksioneve, udhëheqës janë 29 maqedonas dhe vetëm
1 shqiptar dhe ai është djali i Hisni Shaqirit – në seksionin për sigurim dhe mbrojtje kundër zjarrit;

• Nga pesë udhëheqës të doganave rajonale si në Shkup, Kumanovë, Shtip, Gjevgjeli dhe Manastir asnjë nuk është shqiptar.

Nga i gjithë stafi udhëheqës i Drejtorisë doganore 99,8 % janë maqedonas. Vetëm zëvendës drejtori është shqiptar, por sipas PDSH-së ai është vetëm dekor në këtë institucion.

Zëdhënësja e PDSH-së Rudina Shaqiri më tej tha shtoi se, “kjo është BDI e Ali Ahmetit nëpër institucione shtetërore me tërë servilizmin dhe paaftësinë e vetë. Edhe njëherë vërtetohet thënia e Gruevskit i cili tha se “…Ali Ahmeti ia mban fjalën atij dhe se koalicioni funksionon në mënyrë të shkëlqyer…”.

Ajo tha se, këta të Ali Ahmetit jo vetëm që nuk dinë, por edhe totalishtë të nënshtruar si argatë të Gruevskit bëhen pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të kësaj politike antishqiptare që bënë kjo qeveri VMRO-BDI.

“A duhet më shumë fjalë se kjo gjendje e mjerueshme që i kanë sjellë shqiptarët këta njerëz të shantazhuar ne forma dhe mënyra te ndryshme, kur veprat flasin vete. Shqiptarët janë duke parë se cka jeni duke bërë… Callemin dhe arrogancën që jeni duke e manifestuar kundrejt shqiptarëve, së shpejti do t’ju hakmerret”, theksoi zëdhënësja e PDSH-së.

PDSH fton shqiptarët që me përkrahjen masive të platformës së re, te njohur si Marëveshja Politike, ti deligjitimojë politikisht këta mercenar modern, që e quajnë vetën klika udhëheqëse e BDI dhe si të tillë Ali Ahmeti dhe tajfa e tij të zhvilloje lirishtë aktivitete në Strumicë, Deve Bair apo Gjevgjel

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *