Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Funksionari i BDI shfrytëzon veturën zyrtare në dasëm

PDSH: Funksionari i BDI shfrytëzon veturën zyrtare në dasëm

10 janar-
“Shihet vetura Mercedes me targa SK-319-TT e cila është zbukuruar dhe gjendet para një salloni dasmash. Kjo është veturë zyrtare e sekretarit shtetëror të Ministrisë së Jashtme, kuadër i BDI që pa fije turpi, tepër perverse përdoret për qëllime personale. Informatat që ne posedojmë flasin se kjo veturë është pronë e Ministrisë së Brendshme që e përdor sekretari shtetëror i Ministrisë së jashtme, Abdylkadër Memedi. Këta funksionar shtetëror të BDI-së edhe martesat na i bëjnë me vetura zyrtare të Sigurimit shtetëror të Maqedonisë. Një miqësi dhe dashuri tepër e madhe në mes BDI dhe DBK, sa edhe dasmat i bëjnë bashkë”, theksoi zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi.

Vetura e Ministrisë së Brendshme shfrytëzohet dhe stoliset për dasëm nga një funksionarë i lartë i BDI-së.

Kjo është akuza e bërë nga zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare (PDK), Luan Tresi i cili theksoi sot se sekretari shtetëror i Ministrisë së Jashtme, Abdylkadër Mehmeti, i cili veturën zyrtare Mercedes që është në pronësi të Ministrisë së Brendshme e shfrytëzon për dasëm familjare.

“Shihet vetura Mercedes me targa SK-319-TT e cila është zbukuruar dhe gjendet para një salloni dasmash. Kjo është veturë zyrtare e sekretarit shtetëror të Ministrisë së Jashtme, kuadër i BDI që pa fije turpi, tepër perverse përdoret për qëllime personale. Informatat që ne posedojmë flasin se kjo veturë është pronë e Ministrisë së Brendshme që e përdor sekretari shtetëror i Ministrisë së jashtme, Abdylkadër Memedi. Këta funksionar shtetëror të BDI-së edhe martesat na i bëjnë me vetura zyrtare të Sigurimit shtetëror të Maqedonisë. Një miqësi dhe dashuri tepër e madhe në mes BDI dhe DBK, sa edhe dasmat i bëjnë bashkë”, theksoi zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi.

Ai akuzoi sekretarin shtetëror të MPJ edhe për punësime të ngushta familjare, duke nisur nga bashkëshortja e tij dhe anëtarë të tjerë të ngushtë të familjes.

“Tashmë e dimë se shqiptarët në Ministrinë e Jashtme janë të përfaqësuar më pak se 5% dhe se shqiptarët nuk kanë asnjë ndikim. E keqja mos të jetë vetëm kaq-ashtu si funksionarët tjerë të BDI-së edhe ky është përkujdesur që anëtarët e familjes së vet ti sistemoje në punë edhe ate: Fatime Memedi- e shoqja e Abdylkader Memedi, Nurjeta Memedi-e shoqja e vëllaut të Abdylkader Memedi, Shaip Memedi- djali i axhës së Abdylkader Memedi, Salahudin Memedi-vëllau i Abdylkader Memedi”, theksoi zëdhënësi i PDSH-së, duke shtuar se funksionarëve të BDI-së as që u interesojnë shqiptarët përveç vetes dhe familjarëve të tyre.
Sekretari shtetëror i MPJ-së, nga radhët e BDI-së ka reaguar ndaj konferencës së PDSH-së, ku ai akuzohet se ka shfrytëzuar veturën zyrtare në një dasëm.

“I hedhë poshtë të gjitha këto shpifje dhe trillime si të pabaza dhe tendencioze. Në fakt edhe pse si të tilla nuk meritojnë që të merremi me ata.
Kurse, kur jemi tek dezinformatat e shpallura në atë press konferencë, dëshiroj t’i sqaroj opinionit publik se PDSH-ja me eksperiencën e fituar nga Bozhidar Spasiqi për falsifikime, të cilën e kanë paguar shtrenjtë, nuk e kanë të vështirë të fabrikojnë dhe të bëjnë fotomontazhe. Do të kisha thënë se veprimet e tilla janë të turpshme për një parti, e cila mendon se i mbron interesat e shqiptarëve, por fatkeqësisht te zullumqari mos kërko vlera morale”, thuhet në reagimin e zyrtarit të lartë të BDI-së, Abdulkadër Memedi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *